Page 170 - Demo
P. 170


                                    realitetit. Zbulimi i dorëshkrimeve të tij bëri që të mbizotëronte interpretimi i veprës si romantike (madje i atribuan Floberit ëndrrat frenetike të Ema Bovarisë). Vepra e tij u interpretua si parnasiane, kur u vu në kontekstin historik.Secili prej këtyre katër interpretimeve është i pamjaftueshëm. Motoja e Floberit nuk ishte “art për art”, por “jeta për artin”. Ai kujdesej për stilin në mënyrë që ta paraqiste realen në gjithë plotësinë e saj, pa harruar anën tjetër të shpirtit të tij: atë soditëse dhe mistike. Pikërisht atë anë që të çon në zbulimin e të vërtetave të nëndheshme, të mesazheve të koduara dhe të fshehta. Në veprat e tij gjejnë vend realiteti bashkëkohor dhe epokat e largëta, fantastike. Kulti i së bukurës, kontrasti mes ëndrrave dhe realitetit, mes iluzioneve naive dhe përfundimit zhgënjyes merr një rëndësi objektive dhe dramatike. Pavetësia tek ai është refuzim i lirizmit dhe i çdo ideologjizmi. Ai është abstenim ndaj moralizimit borgjez, por mbi të gjitha dëshirë për të gjetur fjalën e saktë (le mot juste) në mënyrë që gjërat të flasin vetë. Këto gjëra, duhet ta thonë vetë gjithë pasurinë e konotacioneve dhe të kuptimeve të tyre metaforike dhe simbolike, gjithë ankthin dhe absurditetin e gjendjes së njeriut. Kur Floberi thoshte se ka dashur të shkruajë një libër për asgjënë, përjashtonte nga qëllimet e tij paraqitjen e një realiteti të caktuar social ose të ngjarjeve që e karakterizojnë. Shembulli i Floberit e tejkalon epokën e tij. Ai paralajmëron temat dhe gjuhën e fundshekullit XIX, nga simbolizmi te dekadentizmi, por paralajmëron edhe përvoja më moderne, si p.sh.: romani i ri (nouvea roman), me angazhimin e tij eksplorues dhe objektiv, dhe metodat e ndryshme të letërsisë së absurdit. Floberi përkthen në gjuhë ndjenjat e Emës, vuajtjen e saj ekzistenciale, duke u vendosur brenda dhe jashtë personazhit.AuerbahStudim teksti 1. Në cilën ngjarje mbështetet subjekti i romanit “Zonja Bovari” dhe si zhvillohet ai?2. Shpjegoni ngjashmëritë e Emës me don Kishotin e Servantesit.3. Pse Floberi i kushton një kapitull të tërë edukimit të Emës? Si lidhet ky përkushtim me librin e tij të mëparshëm “Edukimi i ndjenjave”? A ruan autori të njëjtën linjë morali dhe filozofie?4. Nga se lind natyra ëndërrimtare e Emës? 5. Përshkruani romantizmin e Emës, duke ndjekur veprimet dhe ëndrrat që ajo shpreh.6. Si e analizon Floberi “sëmundjen romantike” të Emës? Pse ajo është personazh universal dhe unik? 7. Analizoni raportin që vendos Floberi me personazhet e tij. A është i dashur apo kritik ndaj tyre?8. Diskutoni mbi prirjet e rrymave letrare që sjell ky roman. 9. Si të gjitha personazhet që flenë së pari brenda Floberit edhe Sharli konsiderohet i tillë. Si shfaqet ai dhe çfarë pjese të jetës së autorit risjell?10. Ç’pjesë të personalitetit të Floberit nxjerr në pah Ema?11. Shpjegoni moton e Floberit për artin dhe tregoni si shfaqet ajo përmes realizmit dhe soditjes.12. Si gërshetohen tek Ema largësia, fantazia, e fshehta dhe realja?13. Në ç’raport janë e bukura dhe kontrasti që ajo krijon shpesh? 14. Pse vepra e Floberit është paralajmëruese e kohëve moderne? 15. Shikoni filmin “Zonja Bovari” dhe diskutoni rreth subjektit, figurës së Emës dhe detajeve të tij.168
                                
   164   165   166   167   168   169   170   171   172   173   174