Page 177 - Demo
P. 177


                                    “Katrin-Nikez-Elizabet Lëruit nga Sasto-la Gorrjer, i jepet medalje argjendi, me vlerë njëzet e pesë franga, për pesëdhjetë vjet shërbim në të njëjtën fermë!8[...].– Afrohuni, e nderuar Katrin-Nikez-Elizabet Lëru! – i tha zoti NsVKLOOWDULFLOLLDNLVKWHPDUUsQJDGXDUWNU\\HWDULWOLVWsQHÀWXHVYH'KHGXNHYsUHMWXUPHUDGKsHPUDWQsOLVWsQQsÁHWsQHOHWUsVSDVWDMplakën, ai përsëriste me një ton atëror:– Afrohuni, afrohuni!– Mos jeni gjë shurdhe? – i tha Tyvazhi, duke kërcyer mbi kolltuk.Dhe nisi t’i thërriste në vesh:– Pesëdhjetë e katër vjet shërbim! Medalje argjendi! Njëzet e pesë franga! Këto janë tuajat.Pastaj, si mori medaljen, ajo nisi ta këqyrte. Atëherë iu çel fytyra me një buzëqeshje lumturie dhe u dëgjua tek murmuriste duke u larguar.– Kam për t’ia dhënë famullitarit tonë, që të më këndojë një meshë.– Ç’fanatizëm! – thërriti farmacisti, duke u përkulur nga noteri.Mitingu kishte mbaruar; turma u shpërnda dhe, tani që ishin mbajtur fjalimet, secili zinte atë rang që kishte në shoqëri dhe gjithçka shkonte sipas zakonit të mëparshëm; zotërinjtë keqtrajtonin shërbëtorët dhe këta, për të nxjerrë inatin, rrihnin bagëtitë, ngadhënjimtare të squllëta, që ktheheshin në stallë, me kurorë të gjelbër midis brirëve.Ndërkohë ushtarët e gardës kombëtare ishin ngjitur në katin e dytë të bashkisë, me pasta të ngulura në bajonetat e tyre, dhe bashkë me ta dhe daullexhiu që mbante një shportë me shishe. Zonja Bovari u PEsVKWHWSDVNUDKXWWs5RGROÀWffN\\HSsUFROOLGHULQsVKWsSLffXQGDQspara derës; pastaj ai shëtiti vetëm nëpër lëndinë, duke pritur të vinte koha e banketit. Gustav Flober, Përktheu Viktor Kalemi, Zonja Bovari, Tiranë 2002, f. 154-1598 Floberi vazhdon me përshkrimin e fshatares (plakë trupvogël, e druajtur dhe që rrëgjohej në rrobat e saj varfanjake...), i cili është shembull i stilit pavetor të Floberit. Një vështrim pa emocione regjistron hollësitë e trupit dhe të veshjes, të rëndësishme për gjendjen sociale. Përshkrimi (dhe njëkohësisht shpjegimi pse janë duart e pista, gjysmë të hapura etj.) mbyllet me një koment lapidar që çmitizon paradën e vëllazërisë së shtirur të festës (“qëndronte përpara këtyre zotërinjve të lumturuar, ky gjysmëshekulli skllavërie”).Dallëndyshja,karroca e vjetër e udhëtarëve,me të cilën Ema udhëtonte kur shkonte të takonte Leonin.175
                                
   171   172   173   174   175   176   177   178   179   180   181