Page 178 - Demo
P. 178
S T U D I M T E K S T I Kuptim dhe shpjegim teksti Identifikoni në fragment dy atmosferat që pasojnë njëra-tjetrën.Si ju duket sjellja fillestare e Rudolfit? Çfarë shije ju lë zëri i ulët dhe afrimi tejet pranë Emës?Paragrafi i dytë është pasqyrë e mendimeve dhe kufizimeve të kohës. Për çfarë flitet aty? A ishin pjesë e një diktati mbi njeriun ato? A janë ende?Ç’nënkupton fjalia: Ajo shquante në sytë e tij rreze të vogla të arta… Po shprehja: Kaluan re? Si vijnë ndjenjat e Emës dhe kujtimet e saj përmes detajeve të natyrës?Me se lidhet turbullimi i Emës me natyrën e saj apo me ngjarjen e ndodhur?Analizë përmes shembujve Analizoni paralelizmin që vendoset me ikjen e karrocës.Komento frikën e Emës në këtë fragment.Përshkruani ndodhitë e ditës së panairit. Çfarë paraqitet aty?Ema është edhe një grua plot naze dhe e marrë me të mirë nga burrat që e pëlqejnë atë. Vetë Flober duket se ka tjetër qëndrim. Pse ai refuzon ta marrë me të mirë këtë personazh që është edhe sot e kësaj dite zëdhënëse e shpirtit femëror që thërret?Si përshkruhet Rodolfi? Ku qëndron kontrasti në fjalët që ai thotë? Po mendjemadhësia? Pse Ema kujton Leonin pikërisht në këtë moment?Shpjegoni qëndrimin tuaj ndaj Emës në këtë fragment.Midis dy ligjërimeve të Rodolfit kemi plot detaje që s’kanë lidhje të drejtpërdrejtë me ndjenjën që po lind midis të dyve. Si ndikojnë këto detaje dhe si jepet rikthimi i Rodolfit në bisedë?Kryetari flet në panair, por ndonëse duket si dialog ai është monolog që i ngjan një vrapimi që nuk e di ku të çon. Ç’mesazh përcillet përmes tij?Reflektim dhe vlerësim dijesh Ku duket që Rodolfi është i lumtur? Pse? A e vendos personaliteti i Rodolfit në hije sadopak Emën? Ç’përfaqëson ai? Ai e justifikon Floberi Emën? Pse ne kur e lexojmë kemi ndjenja të buta për të?Interpretoni si ndjenjat e së tashmes veprojnë dhe evokojnë të kaluarën te Ema.Fjala dhe përdorimi i saj Shkruani disa fjalë që janë pjesë e fjalorit bujqësor dhe blegtoral.Përshkruani efektin e ironisë kur Flober përmend kryetarin.Gjeni fjalë që në mënyrë satirike tallin sentimentalizmin e shtirur të Rodolfit.Ç’mesazh përcillet përmes fjalëve të kryetarit? A kemi të bëjmë me dialog apo monolog të një lloji të veçantë? Shpjegoni funksionin e tij.Detyra dhe këshilla Zhvendoseni Emën dhe Rudolfin në një mjedis tjetër imagjinar dhe shkruani një dialog që zhvillohet midis tyre.Diskutoni mbi mendimet e ndryshme rreth Ema Bovarisë. 176

