Page 18 - Demo
P. 18
Poezia dhe dramaTEORIA E LETËRSISË Elegjia (nga greqishtja elegos, që do të thotë vajtim) është pjesë e lirikës tradicionale. Më vonë ky lloj i lirikës mori karakterin e poezisë që i këndohej personit të humbur. Ajo kishte ton të matur, të qartë dhe nota të forta solemniteti. Shërbente për të shprehur ndjenja të ndryshme. Në letërsinë shqipe elegji ka shkruar Zef Serembe, Çajupi etj. Himni është vjershë që ka tone solemne dhe ritëm. Himnet kombëtare, për shembull, janë tekste letrare të këtij lloji. Soneti është një formë poetike 14-vargëshe. Lëvruesit më të njohur të sonetit janë Petrarka e Shekspiri. Një lloj forme poetike të ngjashme me sonetin ka lëvruar edhe Pushkini, në veprën e tij “Eugjen Onjegini”. Në letërsinë shqipe, sonete kanë shkruar: Ndre Mjeda, Zef Serembe, Ernest Koliqi etj. Lirika moderne është një thyerje e traditës poetike si në rrafshin e modeleve të vargëzimit (vargu është i lirë dhe jo i matur) e rimës, ashtu edhe në rrafsh të tematikave. Lirika moderne priret të jetë më pak patetike dhe zhvlerëson kërkesat shkollareske për ta disiplinuar të shkruarin e të lexuarin e poezive. Në lirikën bashkëkohore, realitetet poetike përziejnë dhe evokojnë ndjeshmëri të sferave të ndryshme, ku kuptimi i tekstit poetik sugjerohet, por nuk thuhet në mënyrë të shtjelluar. Për të kuptuar ndryshimin mes një lirike tradicionale dhe lirikës moderne, mjafton të përpiqemi të krahasojmë tablonë e një peizazhi idilik fshati me një pikturë moderniste. Kjo e fundit, ashtu si lirika moderne, zgjon interesin tonë të vazhdueshëm për ta interpretuar formën artistike dhe na evokon ndjesi e përjetime estetike sa herë që i qasemi. KujtojmëLirika lidhet kryesisht me format letrare poetike dhe është zhvilluar që në antikitet, krahas gjinisë epike. Në Greqinë e Lashtë, lirikë quheshin vargjet që shoqëroheshin me instrumentin muzikor të lirës, të cilat shpesh edhe këndoheshin. Ajo dallohet nga gjinitë e tjera letrare, për shkurtësinë dhe lidhjen e fuqishme të elementeve të të gjitha rrafsheve: rrafshit tingullor, leksikor, semantik e sintaksor. Poezia lirike e ruan aftësinë e lidhjes së drejtpërdrejtë me lexuesin dhe lexohet si ligjërim subjektiv që ka të bëjë me një realitet ndjenjash. Ndër poetët lirikë më në zë mund të përmendim Safon, Pindarin, Horacin, Petrarkën, Bajronin, Pushkinin, Poradecin, Naimin, Mjedën, Agollin etj.Poezia lirike klasifikohet si poezi dashurie, e natyrës, atdhetare, sociale, religjioze. Ky klasifikim bëhet duke u mbështetur në temat që janë përdorur më shpesh. Një tjetër kriter klasifikimi mbështetet te format e lirikës që janë të trashëguara që prej antikitetit dhe kanë shërbyer si modele lirike: oda, elegjia, ditirambi, epitalamusi etj.Klasifikimi më i gjithëpranuar i lirikës është: lirikë tradicionale dhe lirikë moderne.që në gjet edhe dhe ullor, xohet ët lirikë Bajronin, religjioze.ë shpesh.shëguaraditirambi, Poezia lirike: elegjia, himni, soneti, oda, idili, lirika moderne16

