Page 180 - Demo
P. 180
pafuqi, s’mundi t’i mbyllte gishtërinjtë, dhe qiriu, po të mos ishte zoti Burnizien, kishte për të rënë përtokë.Megjithatë ajo nuk ishte më aq e zbehtë, dhe fytyra i kishte marrë një shprehje të qetë dhe të kthjellët, sikur ta kishte shëruar mirosja.Priftit nuk i shpëtoi, ky ndryshim; ai i shpjegoi bile Bovariut se zoti, ndonjëherë, ua zgjaste jetën njerëzve, kur e gjykonte me vend për shpëtimin e tyre; dhe Sharlit iu kujtua dita kur ajo ishte po kështu, gati duke dhënë shpirt, dhe kishte marrë kungimin.“Ndofta nuk duhet humbur akoma shpresa”, – mendoi ai.Dhe me të vërtetë, ajo vështroi rreth e rrotull vetes, me ngadalë, si ndonjë e porsazgjuar nga ëndrra; pastaj me një zë të qartë, kërkoi pasqyrën dhe ndenji përkulur mbi të një copë herë, derisa i rrodhën lot të mëdhenj nga sytë. Atëherë hodhi kokën mbrapa me ofshamë dhe ra përsëri mbi jastëk.Menjëherë kraharori nisi t’i dihaste me shpejtësi. Gjuha i doli e tëra nga goja, sytë, duke u rrotulluar, po i veniteshin si dy globe llambe që shuheshin, aq sa mund të kujtoje se tashmë kishte vdekur, po të mos i lëviznin me atë përshpejtim të tmerrshëm brinjët, që tundeshin nga një frymëmarrje e furishme, sikur i hidhej shpirti përpjetë duke u përpjekur të shkëputej prej saj3)HOLVLWHMDu ul në gjunjë para kryqit, dhe vetë farmacisti bëri një përthyerje të lehtë gjunjësh, ndërsa zoti Kanive vështronte përhumburazi QJDVKHVKL%XUQL]LHQLNLVKWHÀOOXDUSsUVsULQJDOXWMHWPHI\\W\\Ustë përkulur mbi anën e shtratit, me rasën e zezë që i varej nga mbrapa në dyshemenë e dhomës. Sharli rrinte nga ana tjetër në gjunjë, me krahë të shtrirë nga Ema. I kishte kapur duart dhe ia shtrëngonte, duke u dridhur në çdo të rrahur të zemrës së saj, si nga tundja e një gërmadhe që ishte duke u shembur. Sa më e rëndë bëhej grahma, aq më tepër i shpejtonte prifti lutjet; këto përziheshin me ngashërimat e mbytura të Bovariut, dhe nganjëherë diçka dukej sikur shuhej në murmuritjen e shurdhët të rrokjeve latine, që tingëllonin si kambanat e vdekjes.Papritmas, u dëgjua në trotuar një zhurmë këpucësh të rënda druri dhe fërkimtrokitja e një shkopi; dhe lart u çua një zë, një zë i vrazhdë që këndonte:Shpesh ditëve të bukura gjithë nxehtësiVashat mendojnë veç dashuri.Ema u ngrit si ndonjë kufomë që çohet peshë papritur e pa NXMWXDUPHÁRNsOsVKXDUPHV\\WsQJXOXUWs]JXUGXOOXDUPër të mbledhë pa përtuarKallinjt’që drapëri pret,Naneta ime përkulet shtruarBuzë brazdës që u dha jetë. – I Verbëri, – bërtiti ajo.Dhe Ema zuri të qeshte, me një gaz të llahtarshëm, të shfrenuar, të dëshpëruar, duke kujtuar se po shihte fytyrën e neveritshme të të mjerit, që ngrihej në errësirën e përjetshme si lugat3.Fryu erë me tërbim atë ditëDhe fundi i fustanit lart asaj iu ngrit!heroinës. Sidoqoftë është e qartë që Ema po jeton iluzionin e fundit të saj: riti e kthen në ëndrrat mistike të fëmijërisë së saj që i japin kënaqësi. 3 Kuptimi i të verbrit. Është komentuar si një njoftim i ferrit, një shfaqje djallëzore dhe vetë Floberi duket sikur e inkurajon këtë interpretim meqë flet për “errësirë të përjetshme”. Opinioni i disave sheh te ky episod një kuptim moral, si shenjë e ndëshkimit të duhur. Ky interpretim është në kundërshti me mungesën absolute të besimit të Floberit: dhe kjo nuk e shpjegon të qeshurën histerike të Emës. Vetëvrasja e saj nuk është tragjike: nuk ka teatralitet, vetëm dhimbja e arsenikut e kuadri brutal klinik i agonisë. Imazhi i tmerrshëm i të verbrit dhe e qeshura “e dëshpëruar” e Emës, justifikohen vetëm me pikëmbërritjen përfundimtare, me rënien e iluzionit të fundit dhe me zbulimin e kotësisë së të gjitha ëndrrave. 4 Personazhet, e romanit janë personazhe burleske. Skena e botës i pranon vetëm si personazhe zbavitëse shtesë që përfaqësojnë: burrin e tradhtuar, shërbëtorin dinak, të riun e pispillosur, pedantin e komedisë etj. E vetmja shenjë tragjike është britma rrëqethëse e të verbrit që lajmëron fatkeqësi, një drithërimë besëtytnish dhe deformimesh. Gjithçka tjetër është konformizëm opak, zymtësi e zbrazët, mediokritet zhgënjyes: Sharli, mjek province, njeri mediokër, njeri i mërzitshëm me të cilin u martua vetëm, sepse i kishte duart e bardha dhe nuk ishte fshatar; Ome, farmacisti, arrogant i kapardisur; Rodolfo, njeri i vetëkënaqur, i paqëndrueshëm; Leoni, i papërvojë; Prifti, mendjengushtë etj.178

