Page 181 - Demo
P. 181


                                    Kuptim dhe shpjegim tekstiÇfarë fakton togfjalëshi: solemnitet i përmortshëm? Tregoni detajet e përshkrimit gati shkencor të helmimit të Emës dhe të kujtesës së saj që kthehet në kohë.Si godet autori me detajin: me kokën e varur në gjoks… e të tjerët që pasojnë? Çfarë po ndodh me Emën?Çfarë sodit Floberi dhe çfarë sjell për lexuesin syri dhe përshkrimi i tij?Vini re vendosjen e disa aktorëve kryesorë të ngjarjes, identifikoni dhe shpjegoni raportet e thjeshta midis tyre. Me kë e krahason Sharlin në fund autori? Ç’ndjesi ju jep ky personazh? Analizë përmes shembujve Në kontrast me bindjet e tij fetare Floberi sjell priftin dhe pranon konceptin e besimit në momentet e fundit të Emës. A ka ky ndryshim ndonjë qëllim të caktuar?Pse autori duket indiferent ndaj vdekjes së Emës? Nga buron e gjithë kjo distancë shpirtërore me personazhin e tij fatkeq?Pjesa ngjan si akti i fundit i një drame. Ç’kërkon autori para mbylljes së perdes? Në ç’raporte vendosen forca demaskuese dhe dhënia e mesazheve? Ema që e kishte dëshiruar vdekjen, por duke dashur aq shumë dhe jetën po ikën e qetë. Çfarë ndryshimi ndodh në momentet e fundit? Ka ndonjë peng e ide rikthimi tek ajo? Me se janë të lidhura ndjesitë e këtij momenti?Paragrafi i tretë sikur thërret me forcë: Fajtore je vetë Ema Bovari. Si do ta komentonit ju atë?Ngjarja ndalet aty ku do autori dhe jo personazhi i tij. Shpjegoni funksionin e kësaj forme artistike.Çfarë simbolizon zëri i të verbërit? Ç’mesazh përcjell kënga e tij?Reflektim dhe vlerësim dijesh Si e trajton Ema veten? Po autori? Cilat janë mjetet e përshkrimit dhe raportet e autorit me rrymat realiste e natyraliste?Stili i autorit këtu karakterizohet nga ftohtësia, simbolizmi dhe ulja e ngarkesës emocionale. Si jepen ato dhe ç’mjete përdor autori për t’i lidhur sa më mirë me situatat e mëparshme. Ku duket mjeshtëria e Floberit?Pse kjo pjesë në fund nuk rezulton dhe aq tragjike? Fjala dhe përdorimi i saj Shpjegoni vetitë e narracionit në këtë pjesë. Pse ritmi i tij është herë i ngadaltë e herë i shpejtë?Shpjegoni rolin e saktësisë së fjalës së Floberit.Shpjegoni kuptimin e veçantë të fjalës: shpirtdhënëses. Si është formuar ajo?Si demaskohet në këtë fragment shoqëria dhe Ema? Gjeni shprehjet demaskuese për Emën dhe atë që shkakton sjellja e saj.Shkruani nga një fjalë përcaktuese për personazhet e fragmentit: Ema, Sharli, Rudolfi, Leoni, farmacisti, prifti.Detyra dhe këshilla Diskutoni mbi termin bovarizëm, si dukuri shkatërrimtare, iluzioniste, sëmundje, shpirt modern, burim i asgjësë, produkt dhe protestë ndryshuese.Vetë skena e fundit përshkohet nga mësime e këshilla, ndonëse jo të drejtpërdrejta. A mund të konsiderohet si një përshkrim moralizues?Diskutoni mbi skandalin që ngjalli kjo vepër me botimin e saj. Atë e rrëzoi mbi dyshek një përpëlitje e fortë. Të gjithë u afruan4. Ajo s’jetonte më. Gustav Flober, Përktheu Viktor Kalemi, Zonja Bovari, Tiranë 2002, f. 323-325S T U D I M T E K S T I 179
                                
   175   176   177   178   179   180   181   182   183   184   185