Page 183 - Demo
P. 183


                                    Më 1859, mbas dhjetë vitesh të rënda, u kthye në Petërsburg i dobësuar fizikisht, por me një përvojë të pasur jetësore. Me të vëllanë, Mihalin, themeloi revistën “Koha” dhe vazhdoi të shkruajë me ngulm. Ai u bë shumë shpejt i suksesshëm. Në këtë revistë, ai zhvilloi teorinë e nevojës së lidhjes mes intelektualit, artistit dhe truallit amtar (“počva”), të njohur si “ideja ruse”. Në vitet 1862-1863 bëri udhëtime të shpeshta në Evropë ku frekuentoi kazinotë dhe humbi shumë para. Për shkak të një artikulli për ngjarjet e Polonisë (1863), censura i mbylli revistën. Më vonë themeloi revistën “Epoka”. Më 1864 u ndanë nga jeta Maria Dimitrevna dhe Mihali. Në qershor të vitit 1865 e kërcënuan se do t'i sekuestronin pasurinë, çka solli mbylljen e revistës “Epoka”. Në këtë situatë të dëshpëruar u konceptuan dy romanet “Krim dhe ndëshkim” dhe “Kumarxhiu”. Gjatë kësaj periudhe, ai u martua me stenografen e re Ana Snitkina. Më 1867 u largua nga Rusia bashkë me gruan e tij të dashur për arsye shëndetësore dhe ekonomike (për t’u fshehur nga borxhlinjtë). Jetoi në Gjermani, në Dresda, në Itali, në Firence etj. Botoi “Idiotin”, “Familjari i përjetshëm” dhe mbas kthimit në Rusi, “Djajtë”. Në vitet e fundit jetës, Dostojevski arriti në një fazë ekuilibri dhe qetësie. Ai jetoi mes Petërsburgut dhe Stàraja Rusas me bashkëshorten dhe dy fëmijët. Botimi i veprave dhe puna në të përjavshmen “Qytetari” i siguruan më në fund një lloj stabiliteti ekonomik. Aty ai kishte një rubrikë personale, “Ditari i një shkrimtari”, ku botonte artikuj, pamflete, tregime dhe ese. Në këtë kohë botoi romanet “Adoleshenti” dhe “Vëllezërit Karamazov”. Qëkur ishte gjallë, e konsideronin si shkrimtarin më të madh rus, bashkë me Lev Tolstoin. Mosbesimi i ambienteve intelektuale u zëvendësua nga mirënjohja dhe entuziazmi kolektiv. Më 1877 u zgjodh anëtar i Akademisë, institucion prestigjioz i Artit dhe i Kulturës. Me fjalimin për Pushkinin dhe për misionin e popullit rus (1880), ai zuri vend mes shkrimtarëve më të dashur të shekullit. U nda nga jeta më 9 shkurt 1880 në Moskë, pas një lufte të gjatë me sëmundjen e tuberkulozit. Krimtaria letrare e DostojevskitKrijimtaria romaneske e Dostojevskit përfaqëson një nga realizimet më të mira të shek. XIX. Romanet e Dostojevskit, të konsideruara si tragjedi, kanë strukturë të ndërlikuar. Për këtë arsye, proza e tij është shumë e vështirë të futet në kuadrin e një lloji të përcaktuar të prozës artistike.“Njerëz të varfër” (1846) Krijimtaria e Dostojevskit fillon me romanin epistolar “Njerëz të varfër”, në të cilin gjenden motivet më tipike të veprës së tij: humanizmi, mëshira për njeriun e shtresave të ulëta, të fyera e të poshtëruara, mirësia e zemrave të pastra e të pambrojtura që nuk vlerësohet dhe kuptohet nga të tjerët. Këto tema u kthyen te “Të fyer e të poshtëruar”, 1861 (një histori dramatike dashurie dhe tradhtie ku hetohen mendimet dhe ndjenjat më të fshehta) dhe te figura e Aljoshës te “Vëllezërit Karamazov”. “Kujtime nga një shtëpi të vdekurish” (1861-1862)Kjo vepër realiste me një dimension human paraqet përvojën e drejtpërdrejtë të autorit në Siberi, mes të dëbuarve dhe të dënuarve me punë të detyruar. Nëpërmjet analizës psikologjike, ai trajton gjendjen e “të dënuarit”, vuajtjet e tij dhe raportin mes të burgosurit dhe dënimit të tij. Autori analizon problemin e së keqes: krimin e konsideron si fatkeqësi dhe kriminelin si një të dëshpëruar. 181
                                
   177   178   179   180   181   182   183   184   185   186   187