Page 185 - Demo
P. 185


                                    “Djajtë” (1871)Ky roman trajton një situatë ideologjiko-politike specifike ruse, lëvizjen nihiliste, ndaj së cilës shprehte qëndrim e tij kundër përdorimit të dhunës për ndryshimin e botës. Ai trajton edhe çështje të tjera thelbësore, si: ekzistenca e Zotit, problematikat e veprimeve pa kuptim. “Jeta e një mëkatari të madh”Jeta e shkurtër e Dostojevskit nuk lejoi të realizohej projekti për ciklin e gjerë narrativ që do të titullohej “Jeta e një mëkatari të madh” që do të përfshinte disa romane. Ai shkroi vetëm “Djajtë” (1871), “Adoleshenti” (1875), “Vëllezërit Karamazov” (1878-1880) ku gjenden të gjitha temat që e kishin magjepsur autorin në vite.  Risitë e Dostojevskit dhe ndikimi i tij në letërsiShkrimtarët rusë të shek. XIX e ndienin si detyrë që të linin gjurmë me veprën e tyre në vetëdijen kolektive, të denonconin shoqërinë bashkëkohëse, të shprehnin vullnetin dhe nevojat për ndryshim radikal, duke mos marrë parasysh rrezikun për jetën e tyre (shumë shkrimtarë rusë u ndëshkuan me burg dhe me dënim me vdekje). Prirjen civile, realizmi rus e realizoi me gjuhën e thjeshtë, me analizën psikologjike të personazheve, me dialogët (që shndërroheshin në debate ideologjike, etike dhe të kritikës sociale), me temat e marra nga aktualiteti dhe me zgjedhjen e tipologjive sociale.Për Dostojevskin, “angazhimi” ishte një nevojë thelbësore. Në veprat e para shihet një humanizëm prekës: personazhet e tij janë njerëz të dëbuar, të poshtëruar, të shtypur nga një sistem shoqëror i padrejtë dhe çnjerëzor. Mbas përvojës tronditëse të burgimit dhe të internimit, denoncimit social i shtohet denoncimi etik kundër ideologjive progresiste dhe materialiste të zbrazëta. Kjo, sepse nocioni i tyre për lirinë është një iluzion, një optimizëm absurd, i cili nuk mban parasysh konfliktin mes së mirës dhe së keqes që ekziston te njeriu. Angazhimi social i Dostojevskit paraqet, pa iluzione dhe shtirje, dialektikën e së keqes dhe të lirisë, shtysën e papërmbajtshme të shpirtit të njeriut për lirinë e moralit. Temat e tij themelore janë: varfëria, ankthi ekonomik, sëmundja, perversiteti, krimi, të trajtuara me tipare të veçanta stilistikore.  Kërkimi i së vërtetësPavarësisht të gjithave, Dostojevski i kundërvë pesimizmit besimin në mundësinë e një morali pozitiv si alternativë ndaj së keqes së papërmbajtshme. Vepra e Dostojevskit është në kërkim të një baze për këtë moral. Ajo është kërkimi i një të vërtete për të cilën do të shpallet profet, kundër peizazhit të zymtë të ofruar nga historia e njeriut: nga lebetia e njeriut të nëntokës te krenaria e Raskolnikovit, nga brishtësia tragjike e idiotit Mishkin tek ankthet e Stavroginit (\përmendet paksa dhe ushqehet nga një zbulim që duhej të shpjegohej në një roman të mëtejshëm (me shkrimin e të cilit ai po merrej kur vdiq). Dostojevski zbuloi bashkekzistencën e shtysave të kundërta në personalitetin e njeriut, ambiguitetin e ndjenjave. Ai hetoi thellë në nënvetëdijen e njeriut dhe nxori dy koncepte: pafuqinë e intelektit njerëzor përballë realitetit e jetës, dhe përulësinë si burim i pastrimit të shpirtit. Ideologjia e tij, e zhvilluar në mënyrë progresive nga vetë ai, i dha përparësi shlyerjes së fajit dhe pastrimit të brendshëm. Dostojevski konceptoi funksionin shpëtues të “Rusisë së shenjtë”, nevojën e “autoritetit” civil e fetar. 183
                                
   179   180   181   182   183   184   185   186   187   188   189