Page 186 - Demo
P. 186
Sipas shkrimtarit, liria përbënte një vlerë pozitive për të cilën njeriut i duhet të bëjë zgjedhje e sakrifica. Ai i vuri personazhet në situata dilematike, përballë ultimatumeve dhe konflikteve të mundimshme. Problemet thelbësore të Dostojevskit janë ideologjike: konflikti mes së mirës dhe së keqes, ekzistenca e Zotit, sjellja e njeriut mbas gjetjes së përgjigjeve për këto probleme, raporti i unit me të tjerët. Debati i tij nuk është thjesht pohim e kundërvënie parimesh, por mishërohet në personazhe që “i jetojnë”, me lot e me gjak, ato ide. Teknika narrative dhe tipare të veprës së DostojevskitNë vend të narracionit horizontal, i cili ishte karakteristik për Balzakun dhe Tolstoin që i shpalosnin qartë ngjarjet dhe intrigat, Dostojevski procedon nëpërmjet “akumulimit”: episode dhe histori, realiteti dhe deliri, fakte dhe debate të brendshme ndërthuren dhe mbivendosen. Në veprat e tij mungon roli i demiurgut (narratori që i jep formën që do lëndës së treguar). Në veprën e tij, ai i bën analizë të jashtëzakonshme psikologjike të personazheve, përshkruan njerëz dhe raste të jashtëzakonshme, rrëmon në shpirtin e njeriut të sëmurë për të paraqitur botën dhe idetë e tij filozofike, etike, fetare. Monologu dhe dialogu zënë vend të veçantë.Dostojevski është i pari në letërsinë ruse dhe perëndimore që kërkon të njohë natyrën e vërtetë të shpirtit të njeriut përmes kontradiktave. Personazhe si Raskolnikovi (“Krim e ndëshkim”), princi Mishkin (“Idioti”), Stavrogini (“Djajtë”) dhe Ivani (“Vëllezërit Karamazov”), përcaktuan zhvillimin e filozofisë moderne deri tek ekzistencializmi, i cili do të kishte qenë i ndryshëm në problematikat e tij pa këto personazhe. Po kështu, edhe psikanaliza nuk do të kishte pasur rëndësinë me të cilën u afirmua pa precedentët dostojevskianë (në perspektivën e krijimtarisë artistike).Dostojevski paraqet “intelektualë” të shqetësuar dhe problematikë. Ai nuk i jep rëndësi përkatësisë klasore të personazhit. Problemet që shqetësojnë personazhet e tij shkojnë përtej një situate historike specifike ose një gjendjeje sociale. Ai është jashtë traditës së realizmit dhe e orienton narrativën e tij në një dimension ekzistencial e metafizik. Shkrimtarë dhe kritikë e kanë konsideruar “një mendje e zgjuar mizore... i tërhequr nga kënaqësia perverse e mundimit”. Shkrimtar i madh dhe mizorMaksim Gorki e quante jo vetëm “mizor” por edhe “helmues”. Mbas revolucionit rus të tetorit vepra e Dostojevskit u ndalua, sepse ishte “çedukuese”. Epiteti \shoqëron autorin, shpjegohet me dimensionin metafizik e metapolitik, të veprës së tij, me forcën poetike të së vërtetës së tij etiko-intelektuale. Në kërkim të së Vërtetës, ai Leonid Baranovi, \184

