Page 187 - Demo
P. 187
mori mburojën e mizorisë dhe refuzoi çdo lloj pakti sentimental. Përmbajtja e veprës së tij dhe strategjitë letrare të përdorura për zhvillimin autentik të formës së romanit janë të ndryshme nga ato të shkrimtarëve të tjerë rusë. Ai i bëri analiza kritike \rënë balalajkës për revolucionin.Mendja e tij e çliruar nga sentimentalizmi konceptoi dhe realizoi artistikisht figurën e “të dyzuarit”, të “sozisë”. Dostojevski hetoi ferrin e botës së tij, pa mohuar idenë e një parajse, por refuzoi mashtrimin ose iluzionin e një idili qiellor utopik. Në romanet e tij, Zoti dhe Djalli janë forcat vepruese të zakonshme dhe të përditshme që luftojnë dhe dialogojnë në fushën e pafund të shpirtit të njeriut. Çdo histori e Dostojevskit është si një eksperiment i etnologjisë njerëzore. Protagonistët janë si kavje njerëzore që ai i vë në provë sa mund të rezistojnë për të nxjerrë përfundimet e tij në planin moral. Mizoria e tij qëndron në faktin se ai “eksperimenton” te kavjet (një njeri i nëndheut, një vrasës idealist, një njeri i zvetënuar, një njeri absolutisht i mirë etj.) dhe refuzon t’ua ndryshojë rrjedhën e jetës me elemente shprese. Tundimi është i fortë: kur e sheh se ka arritur në pikën ku mund të lëshojë pe, të fillojë të sajojë, të ëndërrojë një botë ku vështirësitë rrafshohen dhe konfliktet e brendshme paqtohen, Dostojevski shpëton duke e ndërprerë papritur rrëfimin. Një ndërprerje e tillë ndodh në paragrafin e fundit të romanit “Krim dhe ndëshkim”, mbasi lë të kuptohet për një konvertim real të Raskolnikovit ai thotë: “Por kjo është një histori tjetër...”. Ndikimi i DostojevskitNdikimi i Dostojevskit ka qenë shumë i madh në letërsinë dhe filozofinë e fundit të shek. XIX dhe të shek. XX. Një ndër arsyet kryesore është pasioni për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve të skajshme, që në Rusinë e shek. XIX quheshin të “mallkuara”. Për Dostojevskin artist, është shkruar shumë më pak sesa për shkrimtarë të tjerë rusë (p.sh.: për Tolstoin dhe Turgenjevin). Shkrimtarët (Andre Gide, Thomas Man, Alberto Moravia etj.) jo vetëm e vlerësuan shumë, por edhe u ndikuan mjaft prej tij. Dostojevski gëzoi një popullaritet shumë më të madh si mësues i moralit. Në këtë drejtim u fol shumë herët për të, si një zbulim autentik, për shkak të tiparit fatalist të hapur, “të pazgjidhur”, të problematikave të tij morale. Ndër të parët ishte akademiku dhe diplomati E. M. dë Vog, i cili që në vitin 1886 ia prezantoi publikut francez dhe mbarë botës. Shkolla mendimi të largëta mes tyre e numërojnë si njërin prej pararendësve dhe frymëzuesve të tyre: që nga Niçe te Frojdi, nga ekzistencialistët te teologët ortodoksë si Guardini dhe Zandar.Heronjtë e Dostojevskit janë mendimtarë të pasionuar, të patrembur, maniakë, në luftë të dëshpëruar me idetë dhe fantazmat e tyre si heronjtë e romaneve kalorësiake me përbindësha e gjigantë. Për idetë e tyre ato vuajnë, vrasin dhe vdesin; për ata jeta është detyrë filozofike dhe i vetmi aktivitet detyrues i tyre, e vetmja substancë e jetës është mendimi... Risia e vërtetë e shpirtit dostojevskian konsiston në faktin... që tek ai idetë kanë të njëjtën forcë emotive, të njëjtin vrull pasioni, madje patologjik, që kanë te romantikët fluksi dhe trazira e ndjenjave.A. HauserEse “Dostojevski: me masë!” Sëmundja: gjithçka varet se kush është i sëmurë, i çmendur, epileptik ose paralitik; mund të bëhet fjalë për një budalla të zakonshëm, tek i cili, sëmundja pa dyshim që nuk ka aspekte shpirtërore dhe kulturore, ose për Niçen, ose për Dostojevskin. Në rastet e tyre sëmundja nxjerr në dritë diçka që, për jetën dhe zhvillimin e saj, është më e rëndësishme dhe më e dobishme se çdo normalitet i sanksionuar nga shkenca mjekësore. Me fjalë të tjera: disa fitore të shpirtit dhe të njohjes/diturisë nuk janë të mundura pa sëmundjen. Çmenduria, kriminaliteti shpirtëror dhe të sëmurët e mëdhenj janë disa njerëz të kryqëzuar, viktima që i ofrohen njerëzimit dhe ngritjes së tij, zgjerimit të aftësisë së të ndjerit dhe të njohurit, thënë shkurt, shëndetit të tij më të lartë. Tomas Man185

