Page 188 - Demo
P. 188
Studim teksti 1. Cilët faktorë ndikuan në formimin e Dostojevskit? 2. Si shpjegohet nxitimi i tij për të shkruar proza të shkurtra?3. Çfarë e rëndoi psikologjinë e autorit të famshëm?4. Ç’kuptim kishte teoria e tij, e njohur si “ideja ruse?”5. Përshkruani situatën e krijimit të romanit “Krim dhe ndëshkim”.6. Jepni disa vlerësime të lexuesit për Dostojevskin dhe veprën e tij. ________________________________________________________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________________________________________________________7. Shpjegoni ngjashmërinë e romaneve të Dostojevskit me tragjedinë. Si paraqitet struktura e tyre? 8. Çfarë zhanresh dhe konceptesh trajton Dostojevski në veprat e tij të para? Nga se përshkohen ato?9. Cilat ishin temat e romanit të tij të parë “Njerëz të varfër”? Cili detaj i kësaj vepre u rimor dhe u zhvillua më vonë në veprat e tij të famshme?10. Në ç’vepër ai përshkruan vuajtjet dhe tmerret e Siberisë? Si shfaqen aty notat e humanizmit?11. Flisni për vlerat e moralit që përcjell autori në librin “Shënime nga nëntoka”. Pse ai është konceptuar në formë monologu?12. Diskutoni për mesazhet e forta që përcjell vepra “Krim dhe ndëshkim”. ________________________________________________________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________________________________________________________13. Analizoni konceptet etike të së mirës dhe triumfin e tyre te vepra “Idioti”.14. Trajtoni mënyrën e paraqitjes së sistemit politik dhe natyrën nihiliste te vepra “Djajtë”.15. Vepra e tij më e madhe mbeti e pashkruar. Si planifikoi ta quante atë autori? Ku ngjan ajo me veprën “Komedia njerëzore” të Balzakut? ________________________________________________________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________________________________________________________16. Tregoni ngjashmëritë ndërmjet Komedisë Hyjnore të Dantes (Purgatori) dhe veprës së Dostojevskit. ________________________________________________________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________________________________________________________17. Analizoni si e harmonizoi ky autor traditën ruse të shkrimit për të pasqyruar ndryshimet e mëdha përmes tipareve të një letërsie të madhe.18. Përshkruani ndryshimin që pësojnë personazhet nga njëra vepër te tjera, nga marrëdhënia që krijohet me trajtimin e temave të mëdha, konceptin e humanizmit dhe detajet e jetës së autorit që futen në vepra. 19. Diskutoni rreth ndikimit të veprës së tij në letërsinë e shekullit XX.186

