Page 189 - Demo
P. 189


                                     ANALIZË E VEPRËSVëllezërit Karamazov Struktura e romanitRomani konsiderohet si libri më i rëndësishëm i shekullit XIX dhe i të gjitha kohërave. Subjekti është i artikuluar, plot kthesa, pauza, ndryshime të papritura dhe fund befasues. Romani është i ndarë në katër pjesë, secila prej tyre e ndarë në libra e kapituj. Pjesë të librit shumë të rëndësishme janë parathënia dhe epilogu. Parathënie Pjesa e parë Pjesa e dytë Pjesa e tretë Pjesa e katërt EpilogLibri I(5 kapituj)Historia e një familjeje të vogël Libri IV(7 kapituj)Makthi Libri VII(4 kapituj)Aljosha Libri X(7 kapituj)Djemtë Libri II(8 kapituj)Një mbledhje krejt pa vend Libri V(7 kapituj)Pro dhe kundërLibri VIII(8 kapituj)Mitja Libri XI(10 kapituj)Vëlla Ivan FjodoroviçiLibri III(11 kapituj)Epshorët Libri VI(3 kapituj)Murgu rus Libri IX(9 kapituj)Hetimi paraprak Libri XII(14 kapituj)Gabimi gjyqësor Ky roman, konsiderohet si krijimi më poliedrik i Dostojevskit dhe shfaq dyanësinë e botëkuptimit të tij. Romani është një diskutim ideologjik ku hyjnizohet dhe poetizohet vuajtja. Në të shprehet urrejtja ndaj pushtetit të parasë, ndaj shtirjes dhe mashtrimit, ndaj moralit të kalbur të shoqërisë. Autori bëri studimin anatomik të procesit të kalbëzimit të shoqërisë dhe të shpërbërjes shpirtërore të njerëzve. Ai realizoi një tablo tragjike të shoqërisë ruse. Kritika e interpretoi romanin si një predikim moral e fetar për marrëdhëniet mes njerëzve, për shpirtrat e sëmurë nga pasionet e egra shtazarake dhe kundër egoizmit e pisllëkut shpirtëror. Nëpërmjet personazheve dhe ndërfutjes së përsiatjeve publicistike, filozofike, fetare e politike, autori shpreh pikëpamjet e tij për fenë, filozofinë dhe natyrën e njeriut.“Vëllezërit Karamazov” është një roman-tragjedi: kronika penale, karakteri katastrofik i ngjarjeve që zhvillohen dhe fati tragjik i personazheve i japin romanit karakter tragjik. Edhe në këtë roman autori krijon situata dramatike, një subjekt të ngjizur mjaft mirë që zbulon botën e brendshme të personazheve, tensionin e lartë shpirtëror të tyre, dyluftimin e përhershëm mes ideve dhe shtjellën marramendëse të pasioneve. Tema dhe mesazhet e romanitKryevepra e Dostojevskit ka në qendër konfliktet mes anëtarëve të familjes Karamazov, ku babai i dhunshëm urrehet nga fëmijët e tij. Ngjarja ndërthuret në mënyrë dramatike me shumë episode që zbulojnë ligësinë (pabesinë, urrejtjen, krimin), por edhe mirësinë e mëshirën fetare të personazheve të ndryshme. Në një sfond pasionesh, interesash të ulëta, urrejtjeje të ndërsjellë lind krimi (vrasja e babait). Krimi, linja romaneske, lidh linjën filozofike dhe atë publicistike. Dostojevski trajton raportet mes së mirës dhe të keqes, besimit dhe dyshimit, shpirtit dhe trupit.Me temën e krimit del ideologjia e Dostojevskit për pastrimin e shpirtit nëpërmjet vuajtjes. Vetë Dostojevski vuajti shumë nga vrasja e babait të tij dhe gjithë jetën e brejti ndërgjegjja  Vëllezërit Karamazov187
                                
   183   184   185   186   187   188   189   190   191   192   193