Page 19 - Demo
P. 19


                                    KujtojmëGjinia dramatike lidh ngjarjet e jashtme me ndjenjat subjektive njerëzore dhe ka në thelb konfliktin. Veprat dramatike janë të paracaktuara për t’u interpretuar në skenë përpara publikut. Gjinia dramatike luante një rol të rëndësishëm gjatë antikitetit, kur u zhvilluan kryesisht tragjedia dhe komedia, të cilat dallojnë për nga tematika dhe struktura. Gjinia dramatike: tragjedia, komedia, drama Gjinia dramatike: tragjedia, komedia, drama Tragjedia është një vepër letrare ku paraqitet shkatërrimi i personazhit kryesor, që si rregull u përket shtresave të larta të shoqërisë. Për këtë arsye, tragjedia konsiderohet një lloj letrar i stilit të lartë. Tipari dallues i tragjedisë është fundi i hidhur që ka të bëjë me vdekjen e personazhit kryesor. Në veprën e tij “Poetika”, Aristoteli e përkufizon tragjedinë si imitimin e një veprimi serioz dhe të plotë, prej të cilit, përmes mëshirës dhe tmerrit, arrihet katarsisi (pastrimi shpirtëror). Deri në shekullin KujtojmëEpika shfaqet në dy forma letrare kryesore: në prozë dhe në vargje. Veprat letrare që i përkasin gjinisë epike rrëfejnë gjerësisht për një temë të caktuar, duke ndërkallur “objektivitetin” e të rrëfyerit me qëndrimet “subjektive” të rrëfimtarit. Format më të hershme të kësaj gjinie në vargje kanë qenë: poema epike, epe, epose. Në këto tekste paraqiten me detaje bëma heroike ose ngjarje tepër të rëndësishme për një kulturë a vend të caktuar. Rrëfimi përbëhet nga linja të shumta që zhvillohen paralelisht, ndërsa përshkrimet janë të shumta dhe të imtësishme. Thuajse të gjitha letërsitë evropiane kanë në themelet e tyre krijime epike kolektive, si p.sh.: “Kënga e Nibelungëve” (Gjermani), “Kënga e Rolandit” (Francë), “Biullfi”(Angli), “Eddan“ (Skandinavi) etj.  Poezia epike: epi, epopeja, eposi, poema kalorsiake, poema didaktike, poema alegorike  Poezia epike është forma më e vjetër e poezisë gojore dhe e ka marrë emrin prej rapsodive popullore, që rrëfenin ngjarje të mëdha historike të një bashkësie të caktuar shoqërore. Poemat epike më të hershme, si “Epi i Gilgameshit”, “Mahābhārata” (e vedave indiane), “Iliada” dhe “Odiseja”, bëjnë pjesë në vepra që janë krijime anonime. Ato mund t’i atribuohen një shkrimtari të caktuar, siç ka ndodhur me Homerin, por autorësia është thuajse e pamundur që të zbulohet. Përgjithësisht, poemat epike janë të recitueshme, kanë figura letrare të ngulitura, si p.sh.: hiperbola, epitete, krahasime, si dhe formula të qarta hyrjeje dhe mbylljeje të rrëfimit. Poema epike të krijon idenë e një varianti të një ngjarjeje reale a historike, që është tepër e njohur për lexuesin. Kjo ndodh edhe për arsye se autori e nis rrëfimin jo nga fillimi dhe as sipas parimit kronologjik, pasi supozohet se lexuesi e di fare mirë ngjarjen dhe përfundimin e saj.Poezia epike: epi, epopeja, eposi, poema kalorsiake, poema didaktike,poema alegorike  Penelopa17
                                
   13   14   15   16   17   18   19   20   21   22   23