Page 190 - Demo
P. 190


                                    që i kishte dëshiruar vdekjen atij). Dostojevski përçon mesazhin se shpëtimi gjendet te falja e përulja dhe vëllazërimi universal i njerëzve do të arrihet kur shpirti të triumfojë mbi mëkatin.  Stili i romanitRomani “Vëllezërit Karamazov” është një kryevepër e pakrahasueshme që lexohet pa sforcime, pavarësisht nivelit kulturor të lexuesit. Vepra është e pasur me stimuj të shumtë dhe ka përshkrime të detajuara të ambienteve, pa stërzgjatje dhe përsëritje. Autori u kushton shumë rëndësi dialogëve, ku del me forcë vuajtja shpirtërore e brendshme e personazheve të tij. Personazhet i nxjerrin hapur të fshehtat e shpirtit dhe mendimet e tyre nëpërmjet një rrëfimi të çiltër. Stili origjinal dhe gjithë pasion e bën lexuesin pjesëtar të tregimit dhe i jep ndjesinë sikur po e tregon ai vetë historinë. Frazat e artikuluara nga personazhet e tij në krizë ekzistenciale janë të shkurtra dhe fragmentare. Vihet re një përsëritje e përemrit të vetës së parë njëjës, që duket se nxjerr në pah një ndjenjë faji që edhe shkrimtari vetë e ka pasur (edhe ai dëshironte vdekjen e babait). Lexuesit të romanit i duket se po merr pjesë në një seancë psikanalitike, ku personazhi transmeton mendimet e tij nëpërmjet asociacioneve të ideve, luhatjeve të vazhdueshme të humorit dhe tendencave obsesive. Që në fillim të romanit duket hapur qëllimi i autorit për të tërhequr lexuesin, para së gjithash me hyrjen e librit dhe më pas me përdorimin e një sintakse dhe të një leksiku relativisht të thjeshtë. Përshkrimi realist i ngjarjeve dhe rrëfimi që ndjek linjën e tyre kronologjike realizohet me një gjuhë thjeshtë, gjithashtu. Ai përshkruan tipa të shumtë njerëzorë: të pabesin, egoistin, zemërakun, mistikun, dyshuesin, të mirin, të keqin.Në parathënien e romanit, autori thotë se libri do të trajtojë rininë e një njeriu “të papërcaktuar, të paqartësuar mirë... e, megjithatë, “një ekzemplar i rrallë”, i cili “përmban në vetvete thelbin e së tërës”. Autori saktëson se rinia është hyrja, romani kryesor do të jetë ai që do të vijë më pas “i cili do të përshkruajë veprimtarinë e heroit në kohën tonë, pikërisht në ditët e sotme”. Por vazhdimin triumfal (më në fund një njeri i jashtëzakonshëm, i aftë të zhvillojë një aktivitet), Dostojevski nuk pati kohë ta shkruajë, sepse u nda nga jeta një vit pas botimit të këtij romani. Heroi “i jashtëzakonshëm”, me të cilin romani nis dhe e braktis në prag të një “eksperimenti të ardhshëm”, që më në fund ia del mbanë, ishte Aliosha, shpirti i butë dhe i ndjeshëm ku autori përqendron fisnikërinë e ndjenjave dhe pastërtinë e zemrës, njëzetvjeçari seminarist, fëmija i katërt i Fjodor Pavloviç Karamazovit. Konflikti në familjen KaramazovRomani fillon me vizitën që Karamazovët i bëjnë kallogjerit Zosima për t’u këshilluar me të për grindjet familjare. Gjithçka përfundon në një sherr mes Fjodorit të pabesë, me vese, lakmitar e vulgar dhe Dimitrit, djalit të tij, një oficer i rrëmbyer. Fëmijë të tjerë të Fjodorit janë Ivani, intelektual gjenial, i turpshëm, i ftohtë, dhe Smerdjakovi (Qelbësi), fëmijë natyral (emri i tij do të thotë kutërbim), inteligjent, dinak, përjetësisht i poshtëruar nga të tjerët, i cili jeton në shtëpinë e tyre si kujdestar. Vazhdojnë zënka të tjera mes Dimitrit dhe babait, për shkak të rivalitetit të tyre për Grushenkën. Dimitri, i sinqertë, i hapur, i fortë, nuk e fsheh urrejtjen që ndjen për babanë, madje e shpreh hapur atë. Të tjerët e mbajnë të fshehtë. Madje edhe Aljosha e ka një ndjenjë të tillë (i magjepsur edhe ai mbas Grushenkës). Ngjarja fokusohet në vrasjen e babait. Ashtu si në një libër policesk, edhe këtu nuk dihet se kush është fajtori. Dimitri është i dyshuari kryesor, arrestohet dhe hetohet. Për Aljoshën, përballja e papritur mes ndjenjave (dashuri – urrejtje) u kthye në ankth, i shkatërroi prirjen fetare dhe të gjitha siguritë e aspiratat e tij të mëparshme. Vrasja e babait është një enigmë shqetësuese edhe për 188
                                
   184   185   186   187   188   189   190   191   192   193   194