Page 192 - Demo
P. 192


                                    O Zot, kush thotë që edhe populli ka mëkate? Jo, degjenerimi i njerëzve vjen nga lart dhe rritet me orë. Pastaj edhe nga populli zënë e veçohen: kulakë, parazitë, tregtarë që kërkojnë çdo ditë më shumë nderime, hiqen si njerëz me kulturë, kur janë injorantë, përçmojnë me paturpësi zakonet e të parëve u vjen turp për besimin e baballarëve. Kërkojnë të lidhen me princër e kontër, kur vetë janë muzhikë të pagdhendur. Populli është qelbur në vodkë dhe nuk heq dot dorë prej saj. Sa egërsi, sa vandalizëm vërehet në familje, ndaj gruas, ndaj fëmijëve! Të gjitha nga vodka vijnë. Nëpër punishte e fabrika më ka qëlluar të shoh fëmijë të mitur, dhjetëvjeçarë, të dobët, verdhacukë, të kërrusur dhe të degjeneruar tashmë; salla të paajrosura, makina të zhurmshme, punë me orë të zgjatura, fjalë të pista dhe vodkë, vodkë... Për këto ka nevojë shpirti i fëmijës? Ai ka nevojë për diell, për lodra, për edukim dhe për pak dashuri. Që të mos ketë më gjëra të tilla, ngrihuni murgjër, predikoni mirësinë! Zoti do ta shpëtojë Rusinë, sepse njeriu i thjeshtë, edhe po qe i korruptuar, edhe po qe se nuk heq dorë nga mëkati gjithsesi e di që Zoti e ka mallkuar mëkatarin, e di që bën keq kur mëkaton. Populli ende beson tek e vërteta, e pranon Zotin. Ndryshe ndodh me shtresat e larta. Duke u mbështetur vetëm te shkenca, ata kërkojnë të rregullojnë gjithçka sipas mendjes së vet, pa ndihmën e Krishtit; ata predikojnë se s’ka më krim, s’ka mëkat. Dhe mirë e kanë me të vetën: po s’pati Zot, s’ka as krim. Në Evropë populli po ngrihet kundër të pasurve, prijësit e tij po e drejtojnë drejt gjakderdhjes, kërkojnë t’i mbushin mendjen se zemërimi i tij është i drejtë. “Qoftë mallkuar zemërimi i tyre, sepse është i egër”. Rusinë tonë do ta shpëtojë Zoti, siç e ka shpëtuar disa herë. FRAGMENTFerri është vuajtje për atë që nuk mund ta duash mëNë romanin “Vëllezërit Karamazov”, Dostojevski, brenda strukturës së romanit policesk (një krim, një mori të dhënash dhe provash, procesi etj.) sjell temat dhe modulet e tij specifike: konflikti mes mirësisë dhe ligësisë, ndërmjet njerëzve ose brenda individit, ankthi fetar, hetimi turbullues i shpirtit njerëzor. Në familjen Karamazov, anëtarët e së cilës sillen me njëritjetrin me zemërim e ligësi, dyshim e egërsi, vetëm, Aljosha është i pastër, i pambrojtur, por i fortë me mirësinë e tij, i formuar nën ndikimin e kallogjerit Zosima1. Në fragmentin e marrë “Nga predikimet e kallogjerit Zosimë” [Pjesa II, Libri VI, kap. III] sillen pjesë nga fjalimet dhe predikimet e kallogjerit Zosima. Aty del qartë një pjesë e mirë e ideologjisë së Dostojevskit: problematika fetare dhe sociale dhe besimi në misionin e Rusisë së shenjtë. Ndodh rrallë që ankthi fetar, si dhe leksioni ungjillor të kenë gjetur një intensitet të barabartë me konkluzionin ku arrin autori sipas të cilit: Ferri është vuajtje për atë që nuk mund ta duash më. 1 Secili nga vëllezërit mbart një tipar të karakterit të babait: Dimitri, i shthurur e me vese, shtiret si i ndershëm dhe i mençur. Ivani, shpirtrazuar e nihilist, revoltohet për çdo gjë. Aljosha, i ndrojtur e i butë, është i mbushur me dashuri e besim te njerëzit. Smerdjakovi, hileqar e i pacipë, është i egër dhe mizor. Murgu Zosima, përfaqësues i filozofisë së kundërt me atë të Ivanit që e ka humbur besimin te Perëndia, predikon dashurinë për çdo krijesë të Perëndisë, deri te kokrra e rërës. Sipas tij vetëm nëse dashuron çdo gjethe, çdo dritë që vjen nga Perëndia, bëhen të vërteta të gjitha të fshehtat e gjërave. Ai predikon që njerëzit fillimisht duhet të pranojnë mëkatet dhe fajet që kanë bërë vetë dhe pastaj të falin dhe të mëshirojnë të tjerët.Kallogjeri Zosimë190
                                
   186   187   188   189   190   191   192   193   194   195   196