Page 193 - Demo
P. 193


                                    Shpëtimi do të vijë nga populli, nga besimi dhe bindja e tij. Etër e mësues, ruajeni besimin e popullit, krenaria e të cilit më ka lënë pa mend; ai është vërtet krenar, paçka se mban erë të qelbur mëkatesh, paçka se është bërë si lypsar. Ai ka dy shekuj që vuan në skllavëri, por se ka ulur kokën. Ai është i lirë, nuk di t’i përbuzë të tjerët, nuk është hakmarrës, nuk është ziliqar. [...]Vëllezër, mos u trembni nga mëkati i njeriut, duajeni tjetrin dhe kur mëkaton, sepse kjo është formë e dashurisë së Zotit, e cila ia kalon disa herë dashurisë tokësore. Duajeni çdo krijesë të Zotit, edhe të tërën, edhe kokrrizën e vetmuar. Duajeni çdo gjethe, çdo rreze dielli, duajini kafshët, çdo send duajeni. Kur një send e do, mund të kuptosh edhe të fshehtën e Zotit në atë send. Tek e fundit do ta duash tërë botën me dashuri të SsUERWVKPH'XDMLQLNDIVKsWff=RWLXNDIDOXUDW\\UHÀOOLPLQHWsPHQGXDULWdhe gëzimin e qetë. Mos i trazoni, mos i mundoni, mos ua rrëmbeni gëzimin, mos shkoni ndesh me dëshirën e Zotit! Njeri, mos e vër veten mbi kafshët! Ato s’kanë gjynahe, kurse t’i me të ardhur në tokë, e ndyve atë, e qelbe! Ti lë pas vetes vetëm gjurma të ndyra. Veçanërisht të doni fëmijët, sepse edhe ata nuk dinë ç’është mëkati, ata janë engjëj, ata na pastrojnë shpirtin dhe zemrën, ata na vënë në rrugë të mbarë. Mjerë ai që fyen një foshnjë. $Ws$QÀPLPsPsVRLW·LGXDIsPLMsWffPHTLQGDUNDWTsQDMHSQLQOsPRVKsDLblinte ëmbëlsira, ua ndante vetë, nuk kalonte kurrë pa i vënë re. Njeriu ndodh të stepet nganjëherë kur ndeshet me mëkatet e të tjerëve dhe pyet veten: “Si të bëj, të përgjigjem me dhunë, apo me dashuri?” Gjithmonë ]JMLGKQLGDVKXULQsYHWsPNsVKWXLDÀWRQ]HPUsQWMHWULW3sUXOMDPHGDVKXULështë forcë kolosale, më e madhja nga të gjitha; të tillë nuk gjen të dytë në botë. Çdo ditë, çdo orë, çdo minutë kontrolloje veten, bëj kujdes të tregohesh bujar, zemërgjerë. Mendo sikur ke folur i inatosur e me fjalë të ndyra para një fëmije. Ti mund të mos e kesh vënë re, po ai të ka parë dhe pamja jote e shëmtuar mund t’i ketë hyrë në zemrën e pambrojtur. Ti mund të mos e dish, por padashur ke mbjellë në shpirtin e tij farën e keqe, e ajo mund të mbijë atje, të rritet, vetëm sepse ti nuk e ruajte para fëmijës. Vëllezër, dashuria është virtyt, por atë duhet ta dish ta përvetësosh, sepse kjo s’është fort e lehtë, dashuria blihet shtrenjtë, me punë të gjatë e të lodhshme. Njeriu s’duhet të dojë rastësisht, por vazhdimisht, gjithmonë. Rastësisht mund të dojë kushdo, edhe keqbërësi. [...]Raca njerëzore nuk i pranon profetët, i rreh, i përndjek, i torturon, por i do martirët, i respekton ata që ka torturuar. Mendo gjithmonë që ke punuar për të tërën, për të ardhmen. Kurrë mos kërko shpërblim, sepse edhe kështu të madh shpërblim të kanë taksur në tokë: gëzimin shpirtëror, të cilin e meriton vetëm besimtari. Mos ki frikë as nga aristokratët, as nga të fuqishmit, qëndro i fortë, i urtë dhe bujar. Të dish masën për çdo gjë, gjej kohën e duhur. Sa herë mbetesh vetëm, lutu! Përulju tokës, puthe atë! Tokën puthe dhe duaje, të gjithë duaji, gjithçka duaje! Lage tokën me lotë gëzimi dhe duaji lotët e tu. Mos u druaj nga lotët e tu, ato janë dhuratë e Zotit, që nuk i jepet gjithkujt, por vetëm të përzgjedhurve. [...]Etër e mësues të mi, shpeshherë rri e mendoj: “Ç’është ferri?” Dhe gjykoj NsVKWXffl´)HUULsVKWsYXDMWMHSsUDWsTsQXNPXQGWDGXDVKPsµ)MRGRU'RVWRMHYVNLVëllezërit Karamazov, Përktheu Sokrat Gjerasi, Vëllimi I, Tiranë 1993, f. 309-318191
                                
   187   188   189   190   191   192   193   194   195   196   197