Page 194 - Demo
P. 194
S T U D I M T E K S T I Shpjegim dhe kuptim tekstiÇfarë temash dhe problemesh parashtron ky fragment? Në ç’raporte vendosen për nga rëndësia dhe dëmi problemet sociale, fetare dhe politike? Cilat personazhe angazhohen në këtë fragment dhe si vendosen ato në marrëdhënie me mendimet e autorit?Tregoni dallimin midis besimit tek e vërteta dhe i varfëri dhe besimit te shkenca dhe i pasuri.Kujt i drejtohen dy thirrjet e qëllimshme që lëshon autori në këtë fragment?Analizë përmes shembujveDuke njohur më parë filozofinë e jetës dhe të formimit të Dostojevskit, tregoni si shfaqendhe si bëhen ato pjesë kryesore e këtij fragmenti?Jepni detaje që pasqyrojnë mendësinë popullore ruse nga njëra anë dhe sistemin politik të kohës nga ana tjetër. Në ç’përfundime arrini përmes tyre?Shpjegoni dy anë të stilit të Dostojevskit në këtë fragment. Ndaluni te pjesa që shfaq një stil delikat të shprehuri dhe shpjegoni pse autori e përdor atë.Ku duket aftësia parashikuese e një njeriu pararendës si Dostojevski? Pse ai i kushton vëmendje edukimit që në moshë të vogël? Komentoni shprehjen e tij, sipas të cilit, fëmija ka nevojë: për lodra, për edukim dhe për pak dashuri.Shpjegoni si e kuptoni tekstin: Si të bëj, të përgjigjem me dhunë, apo me dashuri? Gjithmonë zgjidhni dashurinë, vetëm kështu ia fiton zemrën tjetrit. Përulja me dashuri është forcë kolosale... Reflektim dhe vlerësim dijeshSi jepet rrugëtimi drejt gëzimit shpirtëror? Si kalon ai nga tortura e vuajtja te besimi dhe krenaria? Diskutoni për formën më të lartë të gëzimit që janë shpërblimi dhe dashuria.A mund të thuhet që ky paragraf, mbi të gjitha, është një leksion për dashurinë?Detajet e realitetit të paraqitura nga Dostojevski, ngjajnë me natyralizmin e Floberit. Hollësitë e dhëna ngjajnë me përshkrimet e Balzakut, ndërsa këndvështrimi është thellësisht i ri. Si do ta përcaktonit ju? Ç’tipar i stilit të Dostojevskit del këtu?Përmes një forumi të vogël debati, flisni mbi idenë e autorit për edukimin dhe moralin. Si i kundërvihet ai pesimizmit? A është morali pozitiv mjet apo alternativë artistike? Fjala dhe përdorimi i saj Çfarë ka dashur të shprehë autori përmes fjalëve thirrmore: Etër dhe mësues...?Shpjegoni ironinë në shprehjen: Po s’pati Zot, s’ka as krim.Si e vlerësoni pyetjen në fillim të fragmentit? Pse pasohet nga përgjigjja e menjëhershme e autorit?Analizoni forcën përshkruese të mbiemrave në këtë fragment: Nëpër punishte e fabrika më ka qëlluar të shoh fëmijë të mitur, dhjetëvjeçarë, të dobët, verdhacukë, të kërrusur dhe të degjeneruar tashmë; salla të paajrosura, makina të zhurmshme, punë me orë të zgjatura, fjalë të pista dhe vodkë, vodkë.Perifrazoni fjalët e tij dedikuar dashurisë njerëzore.Detyra dhe këshilla Dostojevski është mjeshtër i njohjes së psikologjisë së personazheve. Çfarë gjen ai te njeriu? Analizoni mendimin e tij mbi përulësinë e shpirtit dhe pastrimin e tij.Shkruani një ese argumentuese me temë “Ferri është vuajtje për atë që nuk mund ta duash më”.192

