Page 195 - Demo
P. 195
Pasi u nënshkrua protokolli1, Nikollaj Parfenoviçi2 iu drejtua solemnisht të pandehurit dhe i lexoi “Vendimin”, ku thuhej: Më datën aq e kaq, aksh hetues i gjykatës së qarkut, pasi mori në pyetje aksh të pandehur (domethënë Mitjën), të akuzuar3 për këtë e atë (të gjitha akuzat qenë radhitur me kujdes) dhe duke pasur parasysh faktin që i pandehuri nuk e pranon veten fajtor, pa sjellë asnjë provë bindëse për pafajësinë e tij, ndërkohë që dëshmitarët (ky, ky... dhe ky) si dhe provat (një, dy...) vërtetojnë fajin e tij, në bazë të nenit aq e kaq të kodit penal... etj., vendosi: për t’i hequr të sipërpërmendurit (domethënë Mitjës) çdo mundësi për t’iu shmangur hetimeve të mëtejshme dhe gjyqit, të futet ai në aksh burg, për çka t’i bëhet e ditur të akuzuarit. Një kopje e këtij vendimi t’i dorëzohet aksh zv. prokurori... etj., etj. Me një fjalë, Mitjës i thanë se tani e tutje është i arrestuar dhe se do ta nisin për në qytet, ku do ta mbyllin në një vend shumë të pakëndshëm. Mitja dëgjonte me vëmendje dhe në fund vetëm mblodhi pak supet. – Po mirë, zotërinj, nuk ju vë faj... gati më keni... E kuptoj që nuk ju mbetet tjetër...Nikollaj Parfenoviçi i shpjegoi me të butë se do ta vënë në ´GLVSR]LFLRQWsVKHÀWWsURMHYH0DYULN0DYULNLHYLoLWLFLOLpër fat të mirë u ndodh këtu...”– Një minutë! – e ndërpreu befas Mitja dhe iu drejtua të pranishmëve shumë i emocionuar: – Zotërinj, ne jemi të gjithë egërsira; ne i bëjmë nënat dhe foshnjat4 të qajnë. Por, siç doli edhe këtu, unë paskam qenë maskarai më i poshtër, më i ulët! Mirë! Çdo ditë të jetës sime jam munduar të ndreqem, por çdo ditë po ato fëlliqësira kam bërë. Tani e kuptoj se për të tillë si unë u dashka një goditje e fortë e fatit, u duhet zënë gryka me lak. Vetë nuk do të ndreqesha dot kurrë! Tani rrufeja e fatit e bëri të vetën! E pranoj torturën e fajësimit dhe të turpit tim; FRAGMENT Mitjën e marrinNë qendër të historisë së ndërlikuar plot kthesa e ngjarje të papritura të familjes Karamazov, është tema e drejtësisë dhe e fajit. Babai Fjodor, cinik dhe i dhunshëm, ka katër fëmijë: Dimitrin (libertin, i lumtur dhe i shfrenuar), Ivanin (një intelektual i mbyllur dhe i vetmuar), Aljoshën (naiv dhe të pafajshëm) dhe Smerdjakovin (djali natyral i tij). Dimitri e urren babanë, me të cilin zihet dhunshëm kudo (kur janë vetëm dhe para të tjerëve). Kur babai gjendet i vdekur, akuza e vrasjes bie lehtësisht mbi të, edhe pse nuk është ai autori i krimit (vrasësi i vërtetë është Smerdjakovi, që e ka kryer vrasjen duke aplikuar teoritë nihiliste të Ivanit). Në fragmentin e mëposhtëm [marrë nga Pjesa III, libri IX, kapitulli IX], jemi në momentin e përfundimit të hetimeve paraprake kundër Dimitrit. Mitjën e arrestojnë.1 Ndërsa gjyqtari po shkruante procesverbalin, Mitja (shkurtimi i emrit Dimitri) pa një ëndërr që i paralajmëroi atij një ripërtëritje morale, një “dritë të re që e thërret”. Mbasi zgjohet, ende nën efektin e ëndrrës, deklaron se do nënshkruajë çfarë të duan ata. Kështu shpjegohet mospërfillja me të cilën dëgjon urdhrin e burgimit. 2 Nikolaj Parfenoviç: gjyqtari hetues, që bashkë me prokurorin drejton marrjen në pyetje të Mitjës.3 Për vrasjen e babait. 4Mitja i referohet ndriçimit të ëndrrës kur iu shfaq në sfondin e një fshati në flakë, një nënë që mbante në krah një fëmijë që qante nga uria dhe të ftohtët. Atëherë ai ndjeu dëshirën të bënte diçka që asnjë mos të qante më.5 Nuk e kishte kuptuar ende që duhej “një goditje e fortë” siç tha më parë, për të shpaguar fajin, por që nuk është ai për të cilin akuzohet. 6 Ekziston një drejtësi që i shpëton ligjit dhe gjykatave, por hetuesi Parfenoviç, i cili gjatë marrjes në pyetje e kishte futur në kurth me zotësi Mitjën, nuk i shpëton shigjetave të autorit. Tani zbulon gjithë meskinitetin e tij; prania e tij zbehet derisa shndërrohet në “imcak”. Është e qartë se ai nuk ndihet rehat, edhe pse përpiqet ta fshehë sikletin me “ngrefosjen 193

