Page 196 - Demo
P. 196


                                    pranoj të vuaj... mbase pastrohem edhe unë! Sepse ende mund të pastrohem, apo jo, zotërinj? Ama... për të fundit herë po e përsëris: nuk jam fajtor për vrasjen e babait tim! E pranoj ndëshkimin jo se e vrava, por sepse desha ta vrisja dhe mbase vërtet do ta kisha vrarë... Do të luftoj kundër jush, ta dini, po jua them në sy... deri në fund do të luftoj, pastaj... le të bëhet si ta ketë thënë Zoti! Lamtumirë, zotërinj! Mos ma merrni për keq që disa herë e ngrita zërin gjatë pyetjeve... u tregova budalla... budalla e aq5... Pas një minute do të jem i arrestuar, tani për herë të fundit, Dimitri Karamazovi, si njeri ende i lirë, po ju zgjat dorën. Duke u përshëndetur me ju, përshëndetem me të gjithë. Zëri iu drodh dhe vërtet deshi të zgjaste dorën, por Nikollaj Parfenoviçi, i ndodhur më pranë tij, me një lëvizje të ethshme, i fshehu duart pas shpine6. Mitja e vuri re, u drodh dhe sakaq e uli dorën. – Hetimi ende nuk ka përfunduar7, – belbëzoi hetuesi i turbulluar, – do ta vazhdojmë në qytet... nga ana ime MXXURMIDW7sWKHPWsYsUWHWsQ'LPLWUL)MRGRURYLojam i prirur t’ju konsideroj më tepër fatkeq se IDMWRU1H Ws JMLWKsQsPs OHMRKHW WsÁDVQs HPsU Wstë pranishmëve, të gjithë ju konsiderojmë njeri me NDUDNWHU ÀVQLNSRU IDWNHTsVLVKW PH GLVD SDVLRQHdhe prirje... të tepruara...Në çast Mitjës iu bë sikur ky “djalë” do t’i afrohet, do ta marrë për krahu, ta tërheqë në cep të dhomës dhe të vazhdojë atë bisedën e ndërprerë në mes për “punë çupash”. Ç’nuk i shkon në mendje kriminelit kur e çojnë për ta ekzekutuar! – Sa të mirë jeni, zotërinj, sa humanë! A mund ta takoj për herë të fundit atë8? – i pyeti Mitja.– Natyrisht, veçse... në praninë tonë... me një... tani nuk ju lëmë dot të pashoqëruar...– E kuptoj, e kuptoj...Erdhi Grushenka. Përshëndetja qe shumë e shkurtër, me fare pak fjalë, çka nuk i pëlqeu Nikollaj Parfenoviçit. Grushenka iu përul Mitjës deri në tokë. – Të thashë, jam e jotja dhe e jotja do të mbetem... do të vij pas teje kudo që të të çojnë, o fatkeq i pafaj! – buzët ju drodhën dhe dy pika lot i rrëshqitën faqeve. – Grusha, më fal për dashurinë time! Më fal, që duke të të dashur, të bëra edhe ty fatkeqe!Deshi të shtonte edhe diçka tjetër, u mendua një hop, hoqi dorë dhe doli me nxitim. )MRGRU'RVWRMHYVNLVëllezërit Karamazov, Përktheu Sokrat Gjerasi, Vëllimi II, Tiranë 1995, f. 169-170e njeriut të veshur me pushtet”. Mbetet pa fjalë. Nuk di të bëjë gjë tjetër veçse ta risjellë bisedën te procesi dhe madje të njohë (konfuz e duke belbëzuar) edhe fisnikërinë thelbësore të të riut. Veçanërisht i rëndësishëm është refuzimi i tij për të shtrënguar dorën e Mitjës: kjo shenjë e barrierës që ndan burrat nga jo-burrat është një mënyrë instinktive për të përsëritur, me përulësi, dënimin e të pandehurit. Sa më shumë që gjyqtari precipiton, aq më shumë imponohet epërsia morale e Mitjës: skena e lamtumirës nga Grushenka është një konfirmim i mëtejshëm.7 Bëhet fjalë për hetimet paraprake. 8 E ka fjalën për Grushenkën, gruan që dashuronte Mitja dhe i ati, e cila kishte ashpërsuar më tej urrejtjen mes babait dhe të birit. Personazhet e Dostojevskit dashurojnë dhe vuajnë nga dashuria. Në roman krijohen disa trekëndësha dashurie dhe xhelozie: Grushenka – Dimitri – Katerina; Dimitri – Katerina – Ivani; Dimitri – Grushenka – Fjodori; Dimitri – Grushenka – Poli.Fragmenti nxjerr në dritë raportin e Mitjës me drejtësinë. Nga njëra anë, leximi i procesverbalit gjyqësor që konfirmon arrestimin e Mitjës dhe nga ana tjetër, reagimi tronditës i të pandehurit. Të dhënat janë të gjitha kundër tij. Mitja konsiderohet fajtor për një vrasje që nuk e ka kryer, por të cilën e di që mund ta kishte bërë. Edhe pse i pafajshëm, ai e pranon dënimin, pasi është i vetëdijshëm për dëshirat e tij vrastare, edhe pse nuk i ka vënë në jetë. Ai e dëgjon me vëmendje hetuesin, por gjestet dhe fjalët e tij zhvleftësojnë rëndësinë e asaj që ndodh përreth (“vetëm mblodhi pak supet”). Gjatë përpilimit të procesverbalit të akuzës kundër tij, Mitjan e zë gjumi dhe sheh një ëndërr që i fal një ndriçim të brendshëm. Ai deklaron se e pranon dënimin jo për vrasjen, por për mendimin që i lindi për të vrarë. Mitja trajton problemin e së keqes në botë dhe të përgjegjësisë dhe fajësisë së njerëzve. Faji i tij është i dyfishtë: ka ushqyer brenda tij instinktin e vrasjes dhe ka jetuar si një i shurdhër e i verbër ndaj dhimbjes dhe njerëzve të pafajshëm. Këto dy faje gjykata nuk i njeh, por e dënon atë për një veprim që nuk e ka kryer. 194
                                
   190   191   192   193   194   195   196   197   198   199   200