Page 197 - Demo
P. 197


                                    S T U D I M T E K S T I Shpjegim dhe kuptim tekstiSi shtrohet në këtë fragment çështja kryesore e familjes Karamazov: e drejtësisë dhe e fajit? Rilexoni fjalimin e Mitjës dhe tregoni nëse ai është mbrojtje për veten apo demaskim social.Nga burojnë emocionet e Mitjës para fjalës së fundit?Si e kuptoni shprehjen: Tani rrufeja e fatit e bëri të vetën?Autori i kushton vëmendje më shumë se çdo gjëje tjetër veprimeve. Si e tregon marrëdhënien xhelat - i dënuar veprimi i fshehjes së duarve nga gjykatësi: Me lëvizje të ethshme...Cilat janë dy tiparet më spikatëse të Mitjës sipas gjykatësit? Po sipas autorit? Po sipas jush?Pse e përmend me emër shefin e rojeve?Analizë përmes shembujveReagimin e Mitjës e vlerësoni si dështim, dorëzim apo indiferencë?Nga ndryshon sjellja e gjyqtarit nga ajo e Mitjës? Me ç’qëllim i vë përballë autori? Çfarë nënkupton hetuesi kur thotë: Ju uroj fat? Pamundësinë reale të gjyqit absurd apo veprimin e forcave mbinjerëzore?Si e shpjegoni faktin që gjykata nuk e dënon Mitjën për fajet e tij reale, por për një faj që s’e ka kryer?Në ç’mënyrë mbrohet ai dhe përse në fund e pranon fajin? Si qëndrojnë e vërteta dhe misteri i shpirtit njerëzor tek ai?Autori në fjalën e Mitjës nuk e quan ndëshkim të thjeshtë njerëzor, por fatalist dhe si dënim ndaj gjithë gjërave që ka bërë në jetë. Analizoni sjelljen e tij ndaj turmës dhe vlerësimin që i bën vetes si rob i fatalitetit.Reflektim dhe vlerësim dijeshDiskutoni mbi sistemin e dënimit absurd dhe fatalitetin që bie mbi individin, i cili s’mund të mbrohet përballë një drejtësie të kalbur, të paaftë dhe të ligë.Çfarë përfaqësojnë Mitja dhe hetuesi për shoqërinë e kohës? Po për ëndrrat e Dostojevskit?Zakonisht, personazhet dytësore të Dostojevskit nuk mbahen mend. Mbahet mend vetëm se çfarë bëjnë personazhet kryesore në lidhje me to. Pra, mbahet mend veprimi që bie mbi personazhet dytësore. Si përmbyllet epërsia morale e Mitjës nën ndikimin e Grushenkës? Pse Grushenka i përulet Mitjës? Çfarë i premton ajo?Si vlerësohet dashuria nga autori? Po nga personazhet e tij? Po nga lexuesi i veprës së tij?Fjala dhe përdorimi i sajAnalizoni tonin e fjalëve të Mitjës.Si është gjuha artistike e Dostojevskit në këtë fragment? Përmendni disa tregues të veçorive të ligjërimit letrar. Tregoni veçori të ligjërimit zyrtar në këtë fragment: – Hetimi ende nuk ka përfunduar, – belbëzoi hetuesi i turbulluar, – do ta vazhdojmë në qytet... nga ana ime ju uroj fat... Të them të vërtetën, Dimitri Fjodoroviç, jam i prirur t’ju konsideroj më tepër fatkeq se fajtor. Ne të gjithë, në më lejohet të flas në emër të të pranishmëve, të gjithë ju konsiderojmë njeri me karakter fisnik... por fatkeqësisht, me disa pasione dhe prirje... të tepruara...Çfarë nënkupton shprehja: pasionet e tepruara?Detyra dhe këshillaÇfarë e bën veprën e Dostojevskit të ndryshme nga letërsia tjetër ruse në fushën tematike, të strategjive letrare, në kontributet zbuluese të shpirtit njerëzor dhe në luftën midis Zotit dhe djallit për ta bërë atë të tyren?Shkruani një ese me temë: “E drejta duhet të fitojë”.195
                                
   191   192   193   194   195   196   197   198   199   200   201