Page 198 - Demo
P. 198
– O Zot, sa i trashë që je! – foli me kryeneçësi Ivani. – Gënje pak më me mend, ndryshe nuk do të dëgjoj më. Kërkon të më vësh poshtë me anë të realitetit tënd, të më bindësh që ti je, ekziston, mirëpo, ja që nuk dua të besoj! Nuk të besoj!– Nuk të gënjej! Janë të gjitha të vërteta. Për fat të keq e vërteta gjithmonë qëllon jo fort e mençur. Me sa shoh, ti pret nga unë diçka të madhe, mbase të mrekullueshme. Më vjen shumë keq, por unë jam vetëm çka mund të jem...²0RVQDÀOR]RIR*RPDU²d·ÀOR]RÀsVKWsNMRNXUDQsQHPDMWsHNDP WsSDUDOL]XDUGKHYHWsPgulçoj e hungëroj? I kam provuar të gjitha mjekësitë: ato të ekzaminojnë për bukuri, ta shpjegojnë sëmundjen si s’ka më mirë, kurse për të shëruar nuk dinë. Takova një ditë një student shumë entuziast: edhe po vdiqët më tha, të paktën do ta dini shkakun! Na kanë marrë ca huqe të reja, të çojnë te specialisti: me demek, ne vetëm konstatojmë, tani shkoni tek aksh specialist, ai do t’ju shërojë. Humbi doktori i dikurshëm, i cili shëronte nga çdo sëmundje, tani kemi vetëm specialitete të ngushta... secili bën reklamë më vete në gazetë. Po të të dhembë hunda, të dërgojnë në Paris, me demek, atje është specialisti evropian për hundën. Shkon në Paris, specialisti ta shikon hundën dhe të thotë: unë mund t’ju shëroj vetëm vrimën e djathtë, kurse të majtat nuk i shëroj unë, nuk është specialiteti im, duhet të shkoni në Vjenë, specialist i atjeshëm do t’ju shërojë vrimën e majtë. Hë, ke ç’thua? Ju drejtova mjekësisë popullore: një mjek gjerman më këshilloi të fërkohem gjatë banjës me mjaltë e NULSs3UDQRYDYHWsPQJDTHMÀTsGRWsVKNRMDQMsKHUsQsEDQMs8ODYDLgjithi, hiç, asnjë dobi. Nga dëshpërimi i shkrova kontit Matei në Milano. Ai më dërgoi një libër dhe ca pika. Më në fund, merre me mend, ekstrakti L*RÀWPsEsULGHUPDQ(EOHYDUDVWsVLVKWSLYDQMsÁDNRQHJM\\VPsGKHisha gati të hidhja valle, sikur ma hoqi kush me dorë dhimbjen. Porosita t’i dërgonin patjetër një “faleminderit” në gazetë... ndjenja e mirënjohjes FRAGMENTIvani dhe djalliVrasësi i vërtetë i Fjodorit, Smerdjakovi, mbas bisedash turbulluese me Ivanin e vë atë përballë përgjegjësisë ideologjike dhe morale të krimit. Ivani nuk i përballon akuzat: ai vetëdenoncohet dhe thotë që autori i krimit është ai vetë. Asnjë nuk e beson dhe ai çmendet. Njëri nga personazhet më të jashtëzakonshme të veprës dostojevskiane (dhe të të gjithë letërsisë së shek. XIX) është djalli që i shfaqet Ivan Karamazovit dhe që qëndron gjatë me të, me shumë përzemërsi, një natë, pak ditë para procesit për vrasjen e plakut Karamazov. Ky djall dostojevskian ka pamjet e “një xhentëlmeni rus pa para”: veshje të denja, por të dala mode dhe të ngrëna nga përdorimi nëpër cepa, një kapele shajaku jo të stinës, një të folur të rrjedhshme dhe të sjellshme. Ivani (që është ateist, më i dituri dhe më i kthjellëti i vëllezërve Karamazov) e dëgjon me një lebeti që shndërrohet shumë shpejt në një urrejtje të zymtë. Në fragment sillen dy copëza nga biseda e tyre [Pjesa IV, Libri XI, kapitulli IX].Ivani dhe djalliNga gjithë heronjtë e Shekspirit, vetëm Hamleti mund t’i shkruante tragjeditë e tij – ka thënë njëri prej studiuesve të shkrimtarit të madh anglez. Nga të gjithë heronjtë e Dostojevskit, vetëm Ivani mund t’i shkruante romanet e tij.Leonid Grossman196

