Page 199 - Demo
P. 199
bëri zë tek unë, kur befas, na u shpif një histori tjetër: në asnjë redaksi nuk pranuan ta botonin. “Tingëllon shumë prapanike, më thanë, s’ka për ta besuar njeri, le diable n’existe point1. Më mirë nënshkruajeni si anonim”. E ç’është ajo “faleminderit” me anonim? Qesha me zyrtarët: “Në shekullin tonë, – u thashë, – prapanik është besimi te Zoti, kurse unë jam djall, tek unë mund të besoni...” Epo, mendova, si shaka sikur nuk vete, nuk është serioze. Ja, kështu, nuk ma botuan. Nuk e di a më beson, gur në zemër më mbeti. Ndjenjat më të mira, si mirënjohja, bie fjala, formalisht më janë ndaluar për shkak të pozitës sime shoqërore. ²=XUHSUDSsQJDÀOR]RÀWsWL\– Zoti na ruajtë, por nganjëherë nuk bën dot pa ankesa. Unë jam njeri i përgojuar. Ja, dhe ti, një e dy, po budalla më quan. Duket që je ende i ri. Miku im, nuk është puna vetëm te mendja!2 Nga natyra unë jam zemërmirë e gazmor... Me një vendim, të cilin unë nuk e marr vesh, më paskan caktuar vetëm “për të mohuar” por unë jam i mirë dhe aspak i prirur për të mohuar. Jo, më thonë, shko moho, pa mohim s’ka kritikë dhe revistë pa “seksion kritike” nuk mund të ketë. Pa kritikë vetëm “hosana” do të ketë. Mirëpo jeta nuk do vetëm “hosana”3, duhet që kjo “hosana” të kalojë kalitjen e dyshimeve etj., etj. Gjithsesi unë nuk jam përlyer në këtë punë, as e bëra, as dua të përgjigjem për të. E zgjodhën cjapin shushavec bedel4, e vunë të shkruajë në sektorin e kritikës dhe ranë rehat! E dimë këtë komedi! Unë, bie fjala, kërkoj hapur dhe thjesht asgjësimin tim. Jo, më thonë, jeto, pa ty asgjë nuk mund të bëhet. Po të bëhej gjithçka me mend5, në botë asgjë nuk do të ndodhte, pa ty kurrfarë ngjarjesh nuk do të kemi, por pa ngjarje, nuk bëjmë dot. Ja, jetoj e shërbej me shpirt ndër dhëmbë që të ketë ngjarje, krijoj gjithfarë zullumesh me urdhër të të tjerëve. Njerëzit e marrin seriozisht këtë komedi, me gjithë mendjen e ndritur që kanë. Këtu qëndron tragjedia e tyre. Dhe kuptohet, vuajnë, por gjithsesi jetojnë, jetojnë realisht, jo në hava, jo me fantazira, sepse vuajtje do të thotë jetë. Ç’kënaqësi do të ishte ajo pa vuajtje?6 Gjithçka do të shndërrohej në një Te Deum7 të pafundme; e shenjtë, por e mërzitshme. Mirë, po unë? Unë vuaj, megjithatë nuk jetoj. Unë jam iks në një ekuacion të pacaktuar. Unë jam fantazmë e jetës, fantazmë, HFLODHNDKXPEXUÀOOLQHOsPVKLWGKHQsIXQGWsIXQGLWNDKDUUXDUedhe emrin e vet. Ti qesh... jo, ti nuk qesh, ti përsëri nxehesh me mua. Ti gjithmonë nxehesh, sepse kërkon nga unë vetëm mend, kurse unë, po ta përsëris, do ta jepja jetën e ndëryjshme8, do t’i jepja të gjitha nderimet dhe gradat, vetëm për t’u mishëruar në një tregtare shtatëpudëshe9 dhe t’i ndizja qirinj Zotit.– As ti nuk e beson Zotin? – nënqeshi me urrejtje Ivani. – Si të ta them, po qe se më pyet seriozisht...– Ka, apo nuk ka Zot? – i briti Ivani me kokëfortësi.10– A-a, e paske seriozisht?! Ah, mor pëllumb, nuk e di, për atë Zot, nuk e di... ja tek e thashë fjalën e madhe.11– Nuk e di! Ama për të parë e sheh? Jo, ti nuk je ti, por unë, ti je unë, asgjë më tepër! Ti je fundërrinë, fantazma ime je!121 Djalli nuk ekziston më. (frëngj.)2 nuk mjafton vetëm që të jesh i zgjuar!3 fjalë liturgjike që do të thotë shpëtoj, shpëtues. Këtu: thur lëvdata, ngre në qiell.4 e ka fjalën për veten e tij që e bënë “kokë turku” kur e emëruan gazetar të rubrikës së kritikës.5 sipas arsyes.6 Personazhet e Dostojevskit jo vetëm vuajnë shumë, por ata zgjedhin me vetëdije rrugën që i bën të vuajë edhe më shumë. Rruga e tyre e çlirimit nga faji dhe mëkatet kalon përmes vuajtjeve të mëdha. Personazhet e romanit përcjellin mesazhin e Dostojevskit që dashuria dhe lumturia e vërtetë vijnë vetëm përmes vuajtjeve.7 Shërbesë e shkurtër fetare për shëndetin, mirëqenien etj.8 jetën e pasosur.9 trashaluqe.10 Ivani e pyet djallin në kulmin e torturës shpirtërore për ekzistencën e Zotit. Në pyetjen e tij mishërohet shqetësimi i autorit, i cili pasqyrohet në roman në figurën e shërbëtorit të Perëndisë (Aljoshës) dhe mohuesit të tij (Ivanit). Të gjitha personazhet e Dostojevskit e duan jetën dhe nuk i tremben kurrë asaj.11 kaq mund të them.197

