Page 20 - Demo
P. 20
XVIII, tragjeditë respektonin parimin e unitetit të vendit, të kohës dhe të veprimit e shkruheshin në vargje. Tragjeditë moderne nuk i respektojnë me përpikëri këto karakteristika dhe përfshijnë edhe personazhe periferike, të cilat nuk janë pjesë e shtresës së lartë të shoqërisë. Komedia është një vepër e shkruar për të zbavitur audiencën, duke i krijuar asaj ndjesinë e epërsisë ndaj personazheve që përshkruhen. Komedia si rregull e përfaqëson jetën e përditshme më nga afër se tragjedia dhe merret me të metat e defektet njerëzore. Aristoteli e veçonte komedinë nga tragjedia, duke thënë se ajo merret me personazhe të zakonshme në situata të përditshmërisë. Në antikitet, komedia konsiderohej si vepër e stilit të ulët, ndërsa origjinën e ka në ritualet e adhurimit të perëndisë Dionis. Fundi i komedisë është zakonisht një fund i lumtur. Në letërsinë shqipe mund të përmendim komedinë e Çajupit ,“14 vjeç dhëndër”. Drama është forma më e zakonshme teatrale që luhet në skenë. Drama moderne e ka origjinën nga drama e shekullit XVIII dhe paraqet problemet shoqërore, politike e kulturore të njeriut bashkëkohës. Didëro dhe të tjerë kritikë pas tij, e përkufizuan dramën si zhanrin serioz ku shkrihen komedia dhe tragjedia, në të cilin ngjarjet mbyllen me fund të lumtur. Disa nga dramat e njohura në letërsinë shqipe janë: “Emira” nga Anton Santori, “Besa” nga Sami Frashëri, “Hijet e natës” nga Vedat Kokona, “Familja e peshkatarit” nga Sulejman Pitarka etj. Kuptim dhe shpjegim teksti1. Cilat janë dallimet mes epikës, lirikës dhe dramatikës? Renditni tekstet sipas llojeve dhe nënllojeve të tyre. LirikaLloje EpikaLloje DramatikaLloje/nënlloje 2. Kur i kanë fillesat e tyre krijimet lirike? Shpjegoni ndryshimet mes një krijimi lirik tradicional dhe një modern. 3. Renditni disa nga lirikët më të njohur që nga antikiteti e deri në ditët tona. Ushtrimin mund ta zhvilloni në formën e një konkursi me grupe brenda klasës. 4. Si i klasifikojmë poezitë lirike për nga motivet/tematika që ato trajtojnë? 5. Cilat janë dallimet thelbësore mes krijimeve lirike dhe gjinive të tjera?6. Çfarë kuptoni me tekst dramatik dhe pjesë teatrale?7. Paraqitni në tabelën e mëposhtme dallimet thelbësore mes komedisë, dramës dhe tragjedisë.Komedia Drama TragjediaS T U D I M T E K S T I 18

