Page 200 - Demo
P. 200


                                    ²-RXQsMDPLQMsÀOR]RÀHPHW\\NMRGRWsLVKWHPsHGUHMWsJe pense, donc je suis13 këtë e di mirë, çdo gjë që më rrethon, të gjitha botët, Zoti, madje edhe vetë Satanai, të gjitha këto për mua janë të paprovuara, nuk dihet ende në ekzistojnë si të tilla, apo janë vetëm rrezatime të miat, zhvillime të mëtejshme të unit tim, i cili ekziston parakohësisht dhe individualisht... Mirë, mirë e lashë; e shoh që je gati të rrish me mua.14– A nuk më tregon ndonjë anekdotë më të mirë? – iu lut Ivani. – Anekdotë? Po, e kam një, madje me temën tonë, veçse nuk është tamam anektodë, por legjendë. Ja, ti më qorton për afetari15: “demek, e shikon dhe prapë nuk beson”.16 Mirë, mor mik, por nuk jam vetëm unë i tillë; andej nga ne janë ngatërruar17 të tërë... dhe fajin e kanë këto shkencat tuaja. Sa ishin vetëm atomet, pesë ndjenjat dhe katër stihitë18, eh, çka, bëhej...19 Atomet dhe në lashtësi kanë qenë. Mirëpo, me t’u marrë vesh që ju këtu keni zbuluar “molekulën kimike”, “protoplazmën” dhe djalli e di çfarë tjetër, të gjithë atje te ne ranë squkë.20 Nisi një pështjellim i vërtetë. Besëtytni, thashetheme te ne ka njëlloj si te ju, madje një çikë më shumë... Edhe denoncime... Edhe te ne ka një seksion të tillë, ku marrin “njoftimet”21 e caktuara. Ja, kjo është legjenda e egër e shekujve tanë të mesjetës (e shekujve tanë, jo tuaj), askush nuk e beson, as te ne nuk e besojnë, përveç tregtarëve shtatëpudëshe, tregtareve tona, jo tuaja. Gjithçka që keni ju, e kemi edhe ne, mësoje këtë të fshehtë, të cilën po ta zbuloj, sepse të kam mik, megjithëse e kam të ndaluar. Kjo është legjendë për parajsën. Dikur këtu te ju, në tokë, paska qenë një mendimtar dhe ÀOR]RILFLOL´PRKRQWHJMLWKoNDffOLJMHWQGsUJMHJMHQIHQsGKHPsNU\\HVRUHQjetën e ardhme. Kur vdiq, kujtoi se do të shkonte në terr, në vdekje kur, papritur i del përpara jeta e ardhshme. U habit dhe u xhindos nga inati: “kjo shkon ndesh me bindjet e mija!” Për këtë e gjykuan... me një fjalë; e shikon edhe vetë... më fal, unë them ç’kam dëgjuar, kjo është vetëm legjendë... e gjykuan dhe si dënim e vunë të bënte kuatrilion kilomentra rrugë nëpër terr (tani te ne kanë nisur të masin me kilometra). Kur ta mbarojë kuatrilionin, do t’ia hapin dyert e parajsës...– Çfarë mundimesh të tjera keni në atë botë veç kuatrilionit? – e ndërpreu Ivani, i gjallëruar papritur.– Çfarë mundimesh? Ah, mos pyet; dikur kemi patur nga më të ndryshmet, kurse tani aplikojmë vetëm mundimet morale, “vrasje të ndërgjegjes” e të tjera pallavra si këto. Nga ju e mësuam edhe nga “zbutja e karakterit” WXDM(NXVKÀWRL\vrasje të ndërgjegjes, sepse nuk kanë ndërgjegje. Kurse njerëzit e mirë, të rregullt, të ndershëm, të cilëve ende u ka mbetur ndërgjegje dhe nder, ata e pësuan. Kështu të gjen kur kryen reforma në terren të papërgatitur, për më tepër kur i kopjon nga të tjerët; vetëm dëm do të kesh!22 Më mirë ai zjarri i dikurshëm. Kështu, i dënuari me kuatrilion ndenji, pa rrotull, dhe u ul në mes të rrugës: “Nuk dua të eci, parimisht nuk dua!” Po të marrësh shpirtin e ateistit të shkolluar rus dhe ta përziesh me shpirtin e profetit Ion, që jetoi në barkun e balenës tri ditë e tri net pa mbyllur sy, do të kesh karakterin e mendimtarit të shtrirë në mes të rrugës. – E ku qe shtrirë?– Po, do të ketë gjetur një vend ku të shtrihej. Mos kërkon të tallesh me mua tani?12 Ti je zero me xhufkë, je pjellë e fantazisë sime.13 Unë mendoj, pra unë ekzistoj. (frëngj.)14 Ivani i përgjigjet që nuk është i sigurt nëse të gjitha këto janë pjellë e fantazisë së tij, gjëra kalimtare dhe individuale prandaj nuk po e zgjat më, sepse e sheh që ai është gati të ngrihet dhe ta godasë madje.15 mungesë besimi, mosbesim. Ivani e refuzon botën që ka krijuar Zoti, sepse ajo është e mbushur me padrejtësi dhe vuajtje të pakuptimta. 16 e ka fjalën për Zotin.17 janë të turbulluar, nuk i shohin gjërat me qartësi.18 elementet.19 gjërat sikur kishin më kuptim.20 e mbyllën gojën e nuk u ndjenë më; u dorëzuan dhe iu nënshtruan fakteve.21Aluzion për seksionin III të policisë cariste, e ngarkuar të hetojë për subversivët (armiqtë) dhe për këdo që ngjallte dyshim se ishte i tillë, shumë aktive gjatë gjithë shek. XIX.22 dëmi është edhe më i madh kur kopjon institucionet e huaja23 njësi matëse e vjetër ruse e barabartë me 1066,781 metra.24 për hir të atyre dy sekondave në parajsë ia vlente barra qeranë.198
                                
   194   195   196   197   198   199   200   201   202   203   204