Page 201 - Demo
P. 201
– Të lumtë! – thirri Ivani, i cili dëgjonte me shumë kureshtje. – E pastaj, akoma rri shtrirë?– Aty është puna, që nuk është më. Ndenji shtrirë njëmijë vjet, pastaj u ngrit dhe iku. – Ua, ç’gomar! – thirri Ivani dhe qeshi me të madhe si të qe kujtuar për diçka. – A nuk është njësoj si të rrish shtrirë përjetësisht, si të bësh një kuatrilion vjorste23? Do të duheshin një bilion vjet, apo jo?– Ç’thua, shumë më tepër; po të kisha laps e letër t’i llogarisja unë. Veçse ai ka arritur prej kohësh, këtu nis dhe anekdota. – Si, ka arritur? E ku i gjeti një bilion vjet?– O, ti mendon si në këtë botën këtu! Toka e tanishme mbase është përsëritur vetëm një bilion herë: jeton, ngrin, plasaritet, copëtohet, VKSsUEsKHW GHUL Qs IRUPsQ ÀOOHVWDUH SDVWDM SsUVsUL XMs SsUVsULkometë, përsëri diell dhe nga dielli në tokë. Ky zhvillim mund të jetë përsëritur një numër të pafund herësh, sipas të njëjtës radhë, pa asnjë ndryshim. Monotoni e tmerrshme!...– Mirë, mirë, ja arriti. Po pastaj ç’bëri?– Ia hapën portën e parajsës, ai bëri një hap dhe pa kaluar as dy sekonda, me orë në dorë, (megjithëse, sipas mendimit tim ora e tij duhej të qe shpërbërë prej kohësh), pra, pa kaluar as dy sekonda, thirri sa kish në grykë se brenda atyre dy sekondave mund të përshkonte jo një kuatrilion24 por një kuatrilion kuatrilionë, madje të ngritur në fuqi të kuatriliontë! Me një fjalë, këndoi “hosananë” dhe sikur e shkeli pak, prandaj disa nga të pranishmit as dorën nuk deshën t’i jepnin: me demek, si shumë shpejt kalove me konservatorët. Natyra ruse. Ja, si mendojnë te ne për këto gjëra. – Të zura! – briti Ivani me një gëzim gati fëmijëror, si të qe kujtuar më në fund. – Këtë anekdotën me kuatrilion vitet e kam sajuar unë! Kam qenë shtatëmbëdhjetë vjeç atëherë, mësoja në gjimnaz. E sajova anekdotën dhe ia tregova një shokut tim, Karakovkin e quanin... Kjo ka ndodhur në Moskë. Anekdota është krejt origjinale... E kisha harruar, tani m’u kujtua... mua m’u kujtua, mua vetë, nuk ma kallëzove ti! Në ëndërr m’u kujtua, siç kujton njeriu pa dashur mijëra gjëra, madje edhe kur e çojnë për ta ekzekutuar. Ja, ti je ëndrra! Ti je ëndërr, nuk ekziston!– Nga pasioni, me të cilin përpiqesh të më mohosh, – qeshi xhentëlmeni, – bindem plotësisht që ti më beson. – Aspak, as një grimë nuk të besoj, as një të qindtën... – Ama një të mijtën, po! Dhe më duket se pjesëzat homeopatike25janë më të fortat, më vitalet, pranoje që më beson, të paktën një të dhjetëmijtën. – Hiç fare! – ulëriti Ivani si i tërbuar. – Megjithëse, të them të drejtën, do doja të të besoja! – shtoi pas pak. – E – ë! Ja, tek e pranove! Por unë jam i mirë, prapë do të të ndihmoj. Dëgjo: të zura unë ty, jo ti mua!26 Enkas ta tregova anekdotën tënde, që ti e kishe harruar; desha ta humbisje përfundimisht besimin tek unë.)MRGRU'RVWRMHYVNLVëllezërit Karamazov, Përktheu Sokrat Gjerasi, Vëllimi II, Tiranë 1995, f. 298-30325 homeopati – mjekim me substanca të ngjashme me shkakun e sëmundjes (Shih i përkth.)26 nënkupton se ai që e zuri në grackë shokun ishte Djalli dhe jo e kundërta.Djalli është një projektim i Ivanit ose një alterego e tij, ku mishërohen elemente që zënë vend në shpirtin e Ivanit. Por nuk përjashtohet edhe mundësia që ky djall karamazovian të jetë ndërkohë një djall i vërtetë: meqë për djallin nuk dimë mjaftueshëm që të mund të pohojmë se ai nuk është një përbërës i njeriut. Pas analizës së bisedës së Ivanit me djallin, kuptohet që Ivani përballë tij ndodhet pikërisht në këtë situatë: mes gjithë personazheve dostojevskiane është ai që përputhet më shumë me ankthin moral të autorit. Dialogu mes Ivanit dhe djallit prezantohet nga autori si e dhënë e një sëmundjeje – një ethe cerebrale. Është një delir i përshkruar nga pikëpamja e vetë Ivanit që mbyll perspektiva aventurore e njohjes. Tomas Man mbeti i impresionuar nga mënyra e trajtimit të motivit të sëmundjes. Në romanin e fundit “Doktor Faust” (1947), ai riprodhon episodin e dialogut me djallin në prag të çmendurisë, duke vënë si protagonist Adrian Leverkyn.199

