Page 202 - Demo
P. 202
Shpjegim dhe kuptim tekstiKush është Ivani, çfarë cilësish ka ai dhe çfarë ka ndodhur me të? Bëni një përmbledhje të subjektit deri në dialogun me djallin.Çfarë synon të arrijë autori përmes përballjes së Ivanit me djallin?Çfarë funksioni ka djalli? Çfarë përfshin mohimi si teknikë e veprimit të tij?Me ç’emër tjetër e quan autori djallin? Pse?Në cilat tematika kanalizohet biseda midis djallit dhe Ivanit?Analizë përmes shembujveRenditni vetitë e mira por të humbura, që demaskon djalli kur flet për kohën e re dhe të vjetër.Analizoni transformimin shpirtëror dhe moral të rusëve të kohës së Dostojevskit, por edhe të njerëzve të kohës sonë. Ç’nënkupton shprehja e djallit: E dimë këtë komedi?Përshkruani procesin e demaskimit nga djalli dhe teknikën e përdorur nga ai. Shpjegoni si paraqiten vlerat njerëzore në këtë fragment.Mendoni se ky është një moment dobësie i djallit apo se ai po kryen mirë detyrën e tij?Cili është thelbi i debatit mbi moralin dhe vrasjen e ndërgjegjes dhe si shfaqet mjeshtëria e autorit në informacionin që sjell?Si dëshmohet zgjuarsia e djallit? Reflektim dhe vlerësim dijeshA ngjan djalli i Dostojevskit me Mefistofelin e Gëtes?Interpretoni shprehjen e djallit: Njerëzit e marrin seriozisht këtë komedi, me gjithë mendjen e ndritur që kanë. Gjeni dhe diskutoni mbi përfundime të tilla të tij për jetën e njerëzit.Si shfaqet ideologjia e veprës së Dostojevskit në këtë fragment?Diskutoni rreth mendimit që djalli është një alterego e Ivanit. Mbështetuni te mendimi i Tomas Manit për këtë. Fjala dhe përdorimi i sajVini re kontrastin midis asaj që bën djalli (mohimin) dhe përcaktimit për veten si krijesë zemërmirë e gazmore. A ka nota ironie në këtë përcaktim?Çfarë shfaq Ivani në bisedë me djallin? Si lindin urrejtja, padurimi, kokëfortësia e tij? Po lutja? Gjeni cilësitë e Ivanit para çmendurisë së tij, dhënë përmes mbiemrave.Tregoni aftësinë e përdorimit të fjalës nga djalli.Detyra dhe këshilla Shkruani një ese me temë: “Sa më shumë të më mohosh, aq më shumë më beson”.Interpretoni dialogun me djallin me dy personazhe nga klasa juaj.S T U D I M T E K S T I 200

