Page 203 - Demo
P. 203


                                    Përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme dhe diskutoni rreth tyreTregoni si ndikoi jeta e shkrimtarëve të mëdhenj në veprën e tyre. Diskutoni rreth shprehjes së Floberit: Zonja Bovari jam unë.Cilat ishin tablotë e jetës dhe temat e mëdha që u bënë pjesë e veprave të realizmit?Si pasqyrohen jeta, zakonet dhe psikologjia e personazhit kryesor përmes familjeve Karamazov, Gorio dhe Bovari?Flisni mbi dallimet e heroit realist nga ai romantik e klasik, duke sjellë si shembull personazhet: Harold, Rastinjak, Ema.Analizë përmes shembujve Cilët janë autorët më të rëndësishëm të realizmit? Përmendni veprat e tyre më të njohura, duke analizuar tematikat dhe risitë kompozicionale.Analizoni raportet që kanë me personazhet e tyre autorët realistë.Pse ngjajnë me tragjedinë veprat e Dostojevskit?Reflektim dhe vlerësim dijeshArgumentoni me shembuj se si Balzaku, Floberi dhe Dostojevski edhe pse i përkasin të tre realizmit, kanë secili origjinalitetin e tyre.Diskutoni mbi cilësitë e narracionit dhe pikëvështrimin e ngjarjeve te këta autorë.Pse vlerësohet aftësia përgjithësuese e veprave të kësaj periudhe apo e stili i këtyre shkrimtarëve?Fjala dhe përdorimi i sajVlerësoni formën e ligjërimit në vetën e tretë. Diskutoni mbi efektet e përdorimit të fjalive të gjata. Flisni për cilësinë, qartësinë dhe përshtatjen e gjuhës me personazhin.Përshkruani mënyrën e të shkruarit të hollësishëm të Balzakut dhe të Dostojevskit.Projekt-detyrë Përmes një pune me grupe, shpjegoni dhe diskutoni mbi termin bovarizëm, duke dhënë edhe kuptimet që ai merr në ditët tona. Hulumtoni procesin e rikthimit/rimarrjes dhe të zhvillimit të personazheve në veprat e ndryshme të të njëjtit autor, si Balzak, Dostojevski.PËRSËRITJE201
                                
   197   198   199   200   201   202   203   204   205   206   207