Page 204 - Demo
P. 204


                                    Letra është një mesazh i shkruar për të përcjellë informacion në distancë. Shkrimi i letrave ka ekzistuar si praktikë që në antikitet dhe përmenden që nga “Iliada” e më tej, në shkrimet e Herodotit dhe Tukididit. Letrat ndahen në dy lloje: letra formale dhe letra joformale. Letrat formale janë letra zyrtare që i drejtohen një personi apo një institucioni për qëllime të ndryshme. Letrat joformale (jozyrtare) janë letra që i drejtohen një miku, një të afërmi ose një të njohuri. Letrat formale duhet të shkruhen duke respektuar jo vetëm strukturën, por edhe formulat e duhura për t’iu drejtuar marrësit dhe për të mbyllur letrën. Gjuha duhet të jetë sa më e qartë, pa dykuptimësi dhe pa shkurtime. Nga ana tjetër, letra joformale është konfidenciale dhe ka një gjuhë që i ngjan stilit të ligjërimit bisedor. Letrat janë shpesh pjesë e veprave letrare, kur përshkruhet korrespondenca mes personazheve (për shembull, letra e Onjeginit dërguar Tatjanës). Përveç kësaj, ekziston një lloj romani, i cili organizohet i gjithi mbi letërkëmbim dhe quhet roman epistolar (p.sh.: “Sikur të isha djalë”, H. Stërmilli; “Lidhje të rrezikshme” Sh. De Laklo etj.).Letra formale ose joformale mund të shkruhen edhe për çështje të ndryshme letrare. Letër formale për çështje letrare mund të jenë ato drejtuar një shoqate botuesish, një komisioni vlerësues të veprave letrare etj. Ndërsa letra joformale të shkruara për çështje letrare mund të jenë letrat që shkrimtarët i shkruajnë njëri-tjetrit (F. Noli – F. Konica, M. Kuteli – L. Poradeci, I. Kadare – A. Boske etj.). Më poshtë, vijon letra formale e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, drejtuar Komitetit të Çmimit Nobel.PUNË ME SHKRIM SHKRUAJMË LETRA PËR ÇËSHTJE LETRARETiranë, më 22. 01. 2016Akademia Mbretërore e Shkencave e SuedisëKomiteti i NobelitLënda: Propozimi për Çmimin Nobel në LetërsiTë nderuar zotërinj!Në emër të Këshillit Ekzekutiv të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, kemi nderin t’i propozojmë Komitetit të Çmimit Nobel që Çmimi Nobel për Letërsinë për vitin 2012 t’i shkojë shkrimtarit të shquar shqiptar, Ismail Kadare. Duke njohur vlerat e tij të veçanta si një njeri i artit dhe i kulturës, ky shkrimtar i madh është zgjedhur si anëtar i jashtëzakonshëm i Akademisë sonë dhe është nderuar me një numër të madh çmimesh ndërkombëtare për një numër të madh veprash, të shkruara në një stil brilant dhe të pasur shqiptar, dhe tashmë i përkthyer në shumë gjuhë të botës. Sipas këndvështrimit tonë, ai është i denjë për të merituar çmimin “Nobel”, i cili gëzon një prestigj kaq të lartë ndërkombëtar.Po bashkëngjisim një vlerësim të arritjeve të Ismail Kadaresë dhe një bibliografi të veprave të tij letrare.Me shpresën që propozimi ynë të merret parasysh, ju shprehim respektin tonë të thellë.Akademik Gudar BeqirajKryetar i Akademisë së ShkencaveVendi dhe dataMarrësi i letrësFormula e hyrjes me emrin e marrësitFormula e mbylljes dhe e përshëndetjesPërmbajtjaDërguesiAjo për të cilën bën fjalë letra202
                                
   198   199   200   201   202   203   204   205   206   207   208