Page 205 - Demo
P. 205


                                    Materiali bashkëlidhur veprësIsmail Kadare Poeti, prozatori dhe eseisti Ismail Kadare ka lindur në Gjirokastër, në Shqipëri, në 1936. Ai është shkrimtari më i madh bashkëkohor dhe përfaqësuesi më i shquar i kulturës shqiptare në botë. Ai është anëtar i Akademisë Shqiptare të Shkencave dhe prej vitit 1996 është anëtar i Akademisë së Shkencave Politike dhe Etike në Francë. Ai është doktor HonorisCausa i Universitetit të Prishtinës (Kosovë) dhe i Universitetit të Evropës Juglindore (Tetovë, Maqedoni); ka marrë gjithashtu “Prix Mondial Cino Del Duca” në 1992, çmimin ndërkombëtar “Man Booker International Prize” në 2005 dhe “Princi i Asturias” në 2009. Vepra e tij ka luajtur një rol vendimtar në krijimin e një fizionomie bashkëkohore dhe universale të letërsisë shqiptare. Fuqia e talentit të Kadaresë, kërkimi i tij për forma të reja dhe mënyra shprehjeje dhe shpirti i tij opozitar ndaj ngurtësimit social, historik dhe artistik ka njohur dhe ka hapur horizonte të reja për letërsinë shqiptare, duke u bërë pjesë e letërsisë botërore.Veprat e Kadaresë janë një shprehje se sa mund të pasurohet kultura universale nga traditat artistike kombëtare të popujve të vegjël me një qytetërim të lashtë, si shqiptarët, që janë një ndër popujt më të vjetër të Ballkanit. Ai ofron një enciklopedi artistike të jetës shqiptare, një afresk të gjerë të ngjarjeve historike dhe bashkëkohore dhe është një udhëtim në hapësirë, histori dhe në shpirtin njerëzor.Vepra e tij ilustron gjerësinë dhe thellësinë e gjuhës shqipe dhe aftësinë e saj për t’iu përgjigjur kërkesave më të holla të kulturës letrare moderne.Vepra e Kadaresë portretizon filozofinë, mentalitetin, dramat dhe traditat historike e kulturore të popullit shqiptar, të kaluara në filtrin e imagjinatës artistike të shkrimtarit. Ato shprehin identitetin e fortë kombëtar, kulturën e gjallë shpirtërore, rezistencën dhe mbijetesën historike të popullit të shkrimtarit.Kadare krijon një prozë moderne, duke përdorur gjerësisht paralele historike, udhëtime dhe lidhje me legjenda e mitologji kombëtare e ballkanike. Vepra e tij shquhet për një poetikë që rrjedh nga bashkimi i aspekteve të ndryshme të narracionit, nga një përzierje e reales me irealen e fantastiken dhe nga karakteret mozaike të fragmentarizuara të strukturës së tij.Me lidhjen e tij të veçantë me historinë antike të Gadishullit Ballkanik dhe ringjalljen e mitologjisë së tij të vjetër, veprat e Kadaresë kanë sjellë në letërsinë evropiane dhe botërore një atmosferë karakteristike mesdhetare, duke e pasuruar atë me ngjyrat dhe atmosferën e veçantë të origjinës etnike dhe kulturore. I lindur mes një bote epike legjendash dhe baladash mesjetare, proza moderne e Kadaresë kapërcen barrierat e kohës, duke bërë që të rezonojnë ndërgjegjja dhe mendimi artistik i lashtë dhe mesjetar me mendimin dhe ndërgjegjen e kohës sonë. Me ripunimin e thellë dhe krijues të lëndës që vjen nga një traditë e lashtë popullore, mesazhi i prozës së Kadaresë në të njëjtën kohë fiton në thellësinë historike dhe merr nota universale njerëzore.Mesazhi i veprës së Kadaresë është ai i humanizmit, i paqes dhe miqësisë mes popujve.Kadare, një artist me një vetëdije të fortë kritike, jo vetëm që ka bërë poezi me vlerat shpirtërore të kombit të tij, po ka lënë mënjanë traditat anakronike, mënyrat e vjetruara të mendimit, psikologjinë provinciale, konvencionet e dalamode në jetën e shoqërisë shqiptare.Me një shpirt disidence kundrejt diktaturës, gjatë së cilës janë shkruar veprat e tij, Kadare ka ndihmuar gërryerjen e themeleve të regjimit komunist në Shqipëri. Ekzili i tij në Francë në vitin 1990 u dha një impuls të menjëhershëm lëvizjeve demokratike në Shqipëri. Për këto cilësi veprat e Kadaresë kanë fituar shumë popullaritet dhe janë përkthyer në më shumë se 40 gjuhë, mes të cilave anglisht, frëngjisht, gjermanisht, rusisht, spanjisht, italisht, arabisht etj.Kritikët në gjithë botën e kanë vlerësuar Kadarenë si një nga shkrimtarët më të shquar të kohëve tona.Reflektim dhe detyra1. Një shoku/shoqja juaj ka marrë pjesë në një konkurs eseje. Shkruani një letër formale drejtuar Komisionit vlerësues të eseve, ku të argumentoni se përse ai/ajo meriton të fitojë çmimin e parë. 2. Shkruajini një letër joformale shkrimtarit tuaj të preferuar, ku të përmendni: o arsyet përse ju pëlqen shkrimtari;  o veprën e parë që keni lexuar prej tij;  o veprën që ju ka bërë më shumë përshtypje;  o kërkesën për një takim të mundshëm me të.3. Shkruajini një letër shokut ose shoqes suaj, ku të përshkruani mbresat tuaja nga libri i fundit që keni lexuar. 203
                                
   199   200   201   202   203   204   205   206   207   208   209