Page 208 - Demo
P. 208
PËRFAQËSUESIT KRYESORË DHE VEPRAT E TYRELetërsia e fundshekullit XIXGjysma e dytë e shekullit XIX karakterizohet nga bashkekzistenca e drejtimeve të ndryshme letrare. Lëvizjet artistiko-letrare të parnasianizmit, pararafaelizmit, simbolizmit, dekadentizmit etj. lindën si reagim ndaj romantizmit dhe natyralizmit. Shkrimtarët e këtyre drejtimeve letraro-artistike, mosbesues ndaj shkencës dhe arsyes, refuzojnë çdo teknikë letrare të bazuar në elemente logjike dhe bisedimore. Ata e paraqesin realitetin në mënyrë subjektive, si e sheh syri i artistit që refuzon t’u bindet zakoneve, ligjeve, shijeve, vlerave sociale. Në zbulimin e misterit të jetës dhe forcave të padepërtueshme dhe të pakuptueshme të shpirtit të njeriut, të distancuar nga probleme të çfarëdolloj tipi, ata ngrenë lart kultin e formës dhe bëhen specialistë të gjuhës absolute.Natyralizmi e mori emrin për shkak të konceptimit determinist që frymëzon poetikën: njeriu kushtëzohet nga natyra, domethënë nga instinktet, nga nevojat materiale dhe nga mjedisi ku jeton. Simbolizmi e mori emrin për shkak të poetikës së tij, ku poeti me intuitë zbulon universalen te të veçantat, pafundësinë te gjërat e fundme. Konteksti shoqëror, politik e letrar i gjysmës së dytë të shek. XIXRevolucioni i vitit 1848, frika e madhe që ngjalli shfaqja e proletariatit në skenën e historisë, shpallja e Komunës së Parisit, zgjerimi i lëvizjes socialiste, fitorja e Gjermanisë së Bismarkut mbi Francën, sollën ndryshime të mëdha në shoqërinë e asaj kohe. Këto ndryshime u reflektuan edhe në letërsi. Prirjet mbizotëruese letrare u bënë natyralizmidhe simbolizmi. Të dyja lëvizjet letrare lindën nga dy drejtimet e romantizmit: natyralizmi nga drejtimi realist, ndërsa simbolizmi nga drejtimi lirik-simbolik. Shkrimtari natyralist nuk merr pjesë në fatin e individit dhe të shoqërisë, por i sheh ato si shkencëtari eksperimentin e tij, në mënyrë neutrale. Edhe shkrimtari simbolist qëndron larg problemeve të çfarëdolloj tipi qofshin ato, por në procesin e tëhuajtjes*, ai bëhet specialist i gjuhës absolute, larg prirjeve populiste dhe rrëfimtare të romantizmit.Franca si qendër e natyralizmit dhe e simbolizmitTipar dallues i poetikës së simbolizmit është ankthi metafizik. Simbolizmi refuzoi pretendimet shkencore për shpjegimin objektiv dhe racional të universit. Si natyralizmi, ashtu edhe simbolizmi e patën qendrën në Francë dhe më pas u përhapën në Evropë dhe në ShBA.Perëndimi i natyralizmit, lindja e dekadentizmitPër njëfarë kohe, natyralizmi dhe simbolizmi bashkekzistuan, por simbolizmi fitoi epërsi në vitet 1890-1905. Në këtë periudhë, simbolizmi u bashkua me dekadentizmin. Simbolizmi është një poetikë, ndërsa i dyti – që fillimisht lindi në Francë në vitet ’80 të shek. XIX si një lëvizje ngushtësisht letrare – konsiderohet si formë e kulturës dhe e civilizimit artistiko-letrar. Simbolizmi mund të përcaktohet si poetika kryesore e dekadentizmit. Të dyja rrymat sjellin në plan të parë misterin e jetës dhe forcat e padepërtueshme dhe të pakuptueshme të shpirtit të njeriut, që i shpëtojnë çdo llogaritjeje a matjeje dhe për të cilat mund të aludohet në mënyrë intuitive, magjike ose mistike. * Tëhuajtje ose defamiljarizim - teknikë letrare me të cilën shkrimtari modifikon mënyrën e perceptimit të tekstit nga lexuesi, duke e përqendruar vëmendjen e lexuesit te mënyra e gërshetimit me art të përmbajtjes. Lexuesi nuk percepton tablonë e elementeve të realitetit të paraqitur në vepër, por vetitë e posaçme që ka vetë shkrimi. 206

