Page 209 - Demo
P. 209


                                    Uollter Pejtër (1839-1894) mbrojti tezën e “artit për art”: arti nuk duhet të ketë si qëllim të mirën sociale ose morale, por duhet të ngrejë njeriun mbi materien, në mbretërinë e bukurisë së pastër dhe të formës së pastër. Arti ka privilegjin të shprehë me anë të intuitës kuptimin fillestar të fshehur në të gjitha gjërat. Parnasianizmi francezNë vitin 1852, poeti francez Teofil Gotje botoi një përmbledhje poetike të titulluar Émaux et camées, ku shfaqej ideali i një forme të përsosur e të lëmuar të fjalës, si dhe i një stili të ftohtë pa elemente emocionale dhe sentimentale. Ideja e tij ngjan paksa me pandjeshmërinë e Floberit. Ajo u mor si model nga poetët parnasianë aktivë në dhjetëvjeçarin 1866-1876.Emri i vjen nga Parnasi, mali i shenjtë i Apolonit, hyjit të poezisë. Ajo ishte një formë kundërpërgjigjeje ndaj teprimeve sentimentaliste të romantizmit. Për parnasianët, arti s’duhet të jetë i dobishëm apo i virtytshëm, qëllimi i tij i vetëm duhet të jetë e bukura, pra arti për hir të artit, siç e përcakton në teorinë e tij Teofil Gotje. Sipas tij, shkrimtari kujdeset për veprën në të gjitha hollësitë; nuk ka rëndësi se çfarë teme trajton, ajo duhet të jetë e përsosur nga ana stilistike. Programi i parnasianëve orvatet të sjellë në vëmendje disa aspekte të klasicizmit të Rilindjes dhe të klasicizmit të shek. XVIII, si dhe propozon një art pa të meta që përjashton: 1. emocione e sentimentalizma; 2. angazhimin social e politik. Parnasianët kërkojnë me vendosmëri autonominë e artit. Teoricieni i lëvizjes ishte Teodor de Bonvil. Ai mbrojti autonominë e artit dhe konceptimin sqimatar të tij, të rezervuar për një grup të vogël njerëzish të përzgjedhur, në veprën “Traktat i vogël i poezisë franceze” (1872). Eksponentë të tjerë janë Lëkont dë Lilë, Syli Prydom (shkrimtari i parë nobelist).Grupi publikoi tri përmbledhje me poezi të titulluara “Parnasi bashkëkohës”, në vitet 1866, 1871, 1876. Përjashtimi nga antologjia e tretë parnasiane e poemës së Malarmesë “Mbasditja e një satiri” (1876) sanksionoi fundin e lëvizjes dhe fillimin e një tendence të re, atë të simbolizmit.  Pararafaelitët anglezëNë këto vite po ngjante diçka e ngjashme në Angli. Në vitin 1848, 6 piktorë të rinj themeluan një lëvizje artistike me emrin “Bashkëvëllazërimi pararafaelit”. Në vitin 1850, revista The germ [Embrioni], promovoi kthimin e artit neogotik, të  Muzat e Parnasit4EOßL'OTJERomantizmiRomantizmi realist Romantizmi liriko-simboliknatyralizmi (1865-1890)shkrimtari shkencëtarsimbolizmi (1876-1910)shkrimtari specialist gjuhësorshkrimtarët nuk marrin pjesë në problemet e shoqërisë– bashkekzistencë 1876-1890207
                                
   203   204   205   206   207   208   209   210   211   212   213