Page 21 - Demo
P. 21
8. Në çfarë forme shkruheshin llojet e hershme të gjinisë dramatike: në vargje apo në prozë? Po sot, cili lloj përdoret? 9. Kujtoni karakteristikat e gjinisë dramatike gjatë antikitetit duke iu referuar: mjedisit ku zhvilloheshin ngjarjet; subjektit; tematikës; personazheve; mesazhit; gjuhës.10. Kujtoni karakteristikat e veprës “Tartufi” të Molierit, duke iu referuar: kohës; vendit; veprimit. personazheve; strukturës; Analizë përmes shembujve11. Gjeni pikëtakimet dhe dallimet mes dy poezive të mëposhtme duke iu referuar lirikës. Cila prej tyre i përket lirikës tradicionale dhe cila asaj moderne? “Liria”, Ndre Mjeda “Një ditë e ka dhe korbi”, M. CamajO shqipe, o zogjt’ e maleve, kallzoni: A shndrit rreze lirie n’ato maja; mbi bjesh’ t’thepisuna e n’ograja, ku del gurra e gjëmon përmallshëm kroni?………………………………………..“Lirim, lirim!” – bërtet gjithkah malsia. A ka lirim ky dhé që na shkel kamba, a veç t’mjerin e mblon anemban’ robnia? Flutro shqipe, flutro kah çelet lama, sielliu maleve përreth që ka Shqipnia, e vështroje ku i del lirimit ama. Erdhi një korb te dheu i butë nën shkrepa.Ai s’dinte me ndjekun vallet e pllumbavepalë e palë nën hijen e ullive.E u ruente mos me lshuemun zames gazullimit të përgjithshëmpër mos me prishëritmin e flatrave ndër valle.Kur te e vona pllumbat kthyen në banesa,e ndieu vehten korbi pllumb në shpirt. Reflektim dhe vlerësim dijesh12. Plotësoni dy kllasterat e mëposhtëm: PoeziamuzikalitetemocionndjenjëDramadialog personazh13. Shpjegoni dallimin mes poezisë lirike dhe poemës epike.14. Duke iu referuar tragjedisë “Prometeu i lidhur” të Eskilit dhe dramës “Shtëpi kukulle” të H. Ibsenit, shpjegoni ndryshimet që ka pësuar teksti dramatik në kohë.15. Klasifikoni sipas llojit dhe gjinisë “Iliadën” dhe “Medean”, dhe shpjegoni dallimet mes tyre.Fjala dhe përdorimi i saj16. Me çfarë mjetesh gjuhësore e stilistike portretizohen personazhet tek “Iliada”?17. Në dy lirikat e dhëna më lart, të Mjedës dhe të Camajt, dalloni veçori të gjuhës dhe të stilit.Detyra dhe këshilla18. Analizoni elementet e planit të shprehjes (lloji i strofës, lloji i vargut, rima, elemente ritmike) dhe elementet e përmbajtjes (tematika/motivet, gjuha, figuracioni, toni, gjendja e subjektit lirik) në një krijim të zgjedhur prej jush dhe diskutojeni në klasë.Grupi 1: Grupi 2: Grupi 3: Grupi 4: një poezi atdhetare një lirikë dashurie një lirikë meditative një lirikë peizazhi19

