Page 210 - Demo
P. 210


                                    poezisë stilnoviste dhe kultin e veprës danteske “Jeta e re” të sanksionuar nga një antologji e titulluar “Poetët italianë të origjinës”, e publikuar nga Dante Gabriel Roseti (1861). Në vitet ’70 dhe ’80 të shek. XIX, lëvizja u zhvillua në drejtim të estetizmit dhe në drejtim të teorisë simboliste të zhvillimit muzikor të semantikës tekstore. Nga njëra anë Uollter Pejtër teorizoi “artin për art” dhe artin si fe, të konceptuar si absolut: me Pejtërin, arti kthehet në fe në kuptimin e vërtetë të fjalës, pavarësisht nga historia, etika apo vetëdija. Uilliam Morris (1834-1896) dhe Xhon Raskin (1819-1900) promovuan, në polemikë me pozitivizmin, kthimin e artit gotik. Ndërsa poeti Çarls Suinbërn bashkon përvojën e pararafaelizmit me atë të estetizmit dhe të dekadentizmit. SimbolizmiNë vitin 1871, Artur Rembo (1854-1891) kishte shprehur në veprën “Letra e parashikuesit” bazat e një poezie të re. Edhe krijimtaria e Pol Verlenit (1844-1896) po shkonte në të njëjtin drejtim, duke nisur me përmbledhjen “Poema saturnale” (1866) e frymëzuar nga Bodleri. Rryma e re u afirmua realisht në antologjinë e vitit 1884, “Poetët e nëmur”, për botimin e së cilës u kujdes Verleni. Mes të tjerash, në atë antologji u botuan edhe tekste nga Malarmeja, Remboja dhe Verleni. Dy vjet më vonë, Zhan Moreas botoi “Manifestin e simbolizmit” (1866), në revistën “Figaro”. Kështu lindi poetika që sundoi gjerësisht periudhën në kapërcyell të dy shekujve dhe që ndikoi të gjithë poezinë e shek. XX. Autorë të tjerë francezë të rrymës së re janë Zherard dë Nerval (1808-1855), Izidor Dykas, kont i Lotreamonit (1846-1870). Parimi i tyre ishte interpretimi i botës reale nëpërmjet simboleve. Në një sonet, Bodleri e paraqet natyrën si “pyll simbolesh ku njeriu takon vështrime të njohura” (“Korrespondenca”). Te simboli mund të gjendet, në mënyrë intuitive, bashkëpërkimi mes subjektit dhe objektit, që duket se i rrëshqet analizës racionale. Te simboli mund të kapet misteri kozmik që dështimi i shpresave optimiste pozitiviste ia propozonte mendjes së njeriut. Poeti shihet si një profet (parathënës), poezia ka një aftësi të mistershme irracionale të vetën për të njohur thelbin intim të gjërave: atë thelb që i shpëton arsyes, e cila duket se është instrumenti i botës zyrtare, borgjeze, të zakonshme për të shqyrtuar njerëzit dhe objektet. Paraqitja e vlerës simbolike të realitetit, bashkëmbart një kujdes të veçantë të fjalës poetike, fjalë e cila, e filtruar dhe e pastruar nga çdo skorie natyraliste, shumëvlerëshe në vlerat e saj komunikuese, pasurohet me elemente muzikore dhe piktoreske. Parimet e simbolizmit1. Marrëdhënie me botën e shqisave pa ndërmjetësimin e arsyes. Heqja dorë nga arsyeja shpie në shpërthimin e të gjitha shqisave. Poeti bëhet një parashikues i së vërtetës së errët e të pafund, të cilën e shpreh tërthorazi, me sugjestione muzikore e me magjinë e fjalës. Fjala dhe bota, poezia dhe e vërteta përkojnë në mënyrë të përsosur. Poezia nuk nënkupton botën, por është vetë bota. Tekste tipike të simbolizmit:Sh. Bodler, “Korrespondenca”, 1857 A. Rembo, “Letra e parashikuesit”, 1871A. Rembo, “Zanoret”, 1872P. Verlen, “Arti poetik”, 1874S. Malarme, “Letra Henri Cazalis”, 18913TEFAN-ALARME$ANTE'ABRIEL2OSETIé3ALLONNÁLÁNDINÁé208
                                
   204   205   206   207   208   209   210   211   212   213   214