Page 211 - Demo
P. 211
2. Poezi me ritëm muzikor. Poezia nuk ka përmbajtje semantike, përfaqësuese, por shkrihet me muzikën, domethënë në një art josemantik. Verleni thotë se poezia është para së gjithash muzikë. Remboja te soneti “Zanoret” teorizoi për një poezi si art fonosimbolik, ku tingulli ka një vlerë magjepsëse dhe simbolike. 3. Gjuhë e errët dhe e specializuar. Poezia e pavarur nga komunikimi rreket të errësohet. Gjuha poetike specializohet: bëhet gjuhë specifike bazohet te vetvetja.3. Përdorim i analogjisë, i sinestezisë, i metaforës. Perceptimet shqisore paraqiten me metafora dhe me sinestezi (figurë e dashur e simbolistëve, e cila parashikon pranëvënien e dy fjalëve që iu përkasin dy planeve shqisore të ndryshme, p.sh.: aromë e hidhur etj.). Parapëlqehet analogjia që afron aspekte të ndryshme (edhe pa lidhje) që janë të përshtatshme për të realizuar bashkëpërkimet mes shqisave të njeriut dhe aspekteve të natyrës, mes aromave, ngjyrave dhe tingujve. 4. Pjesëmarrje mistike në gjithçka. Meqë e veçanta vlen vetëm si simbol i universales, që është mister i pazbulueshëm, diçka e përtejme e fenomenit, kjo universale ka kuptim vetëm në mënyrë indirekte, me përafërsi, nëpërmjet kombinimeve të mëtejshme, me metaforë e analogji. 5. Një logjikë “simetrike” e nënvetëdijes. Te poezia e re mbisundojnë ëndrrat, fantazia, nënvetëdija me një logjikë të ndryshme nga ajo e arsyes: një logjikë “simetrike” ose analogjike. 6. Fjala si magji dhe aluzion. Fjala është magji, aluzion, muzikë që përthith botën, deri në anulimin e saj të plotë si mëshirim. Kjo sjell si pasojë: 1. subjektivizëm dhe individualizëm ekstrem, rritje të vlerës së poetit dhe të artit poetik; 2. konceptim të poezisë si absolute: pa lidhje me botën e gjërave, të veprimeve dhe të moralit të zakonshëm. 7. Vargu i lirë. Nga konceptimi “absolut” i poezisë lindën teoritë e autonomisë estetike dhe të poezisë “së pastër”, pa asnjë shqetësim civil, moral, komunikues. 8. Poezia-fe, poeti-profet. Karakteristika bazë e dekadentizmit është që poeti bëhet “parashikues”, i pajisur me aftësi orakullore, misterioze, profetike, dhe në kontakt të drejtpërdrejtë me absoluten. Prandaj poezia e re paraqitet si fe, estetizohet: poezia bëhet feja e bukurisë. DekadentizmiPër herë të parë filloi të flitej për dekadentizëm mbas botimit të një soneti të Verlenit në revistën “Maçoku i zi” (maj 1883). Soneti fillon me vargjet: “Unë jam Perandoria në fund të dekadencës”. Te ky sonet, Verleni shpreh konceptin se sqima dhe eleganca janë tipike të periudhave historike të dekadencës. Manifesti kryesor i dekadentizmit në Francë (që më pas u përhap në Evropë në kapërcyell të dy shekujve) konsiderohet botimi i romanit të Ismanit \rrymës\bazohet në stimuj artificialë dhe në estetizëm. Libri u bë bibla e dekadentizmit. Në libër, aristokracia e shpirtit i kundërvihet në mënyrë polemizuese vulgaritetit të jetës borgjeze. Ky roman krijoi shkollë, duke sugjeruar vepra në Angli dhe në Itali. Figura e personazhit ekscentrik dhe estetizues (dendi – dandy) i krijuar nga Ismani kthehet te romani “Portreti i Dorian Greit” (Oskar Uajld, 1890) dhe te romani “Kënaqësia” (Gabriele d’Anuncio, 1889). Organi kryesor i lëvizjes dekadente ishte revista Le Décadent (1886) e drejtuar nga Anatol Bazhy. Termi Dekandentizëm tregon idenë e dekadencës. Në fillim, u përdor për të treguar dekadencën e Romantizmit dhe të borgjezisë së shëndetshme liberale e pozitiviste. Ai kishte ngarkesë negative, gjykim moral për irracionalizmin dhe korrupsionin moral të rrymave artistike e letrare të afirmuar në Evropë duke nisur që nga vitet ’80 të shek. XIX. Sensi negativ nuk ekziston më dhe termi tregon thjesht civilizimin letrar dhe artistik të afirmuar në Evropë në kapërcyell të dy shekujve.209

