Page 212 - Demo
P. 212
Dekadentizmi francez karakterizohet nga perceptimi i një kthese në histori që shoqërohet me ndjenjën e shfarosjes dhe të vdekjes, plakjes dhe lodhjes, ngopjes kulturore dhe të degjenerimit, së cilës i bashkohet ideja e fisnikërisë shpirtërore.Përfaqësues të dekadentizmitNë Angli janë Uollter Pejtër, teoricieni i artit si fe; poeti Suinbërn; romancieri Oskar Uajld; në Gjermani, poeti Stefan Xhorxh; në Austri, poeti Rilke dhe dramaturgu e romancieri Hofmanstal; në Belgjikën franceze, poeti dhe dramaturgu Materlink; në Rusi, shkrimtari Solovëv; në Itali romancieri Antonio Fogazaro, poeti Xhovani Paskoli, poeti, romancieri, dramaturgu Gabriele d’Anuncio (i pari që shënoi aktin e vdekjes së natyralizmit dhe të pozitivizmit me kërkesën “nuk e duam më të vërtetën! Jepnani ëndrrën”, që tregon mitet e dekadentizmit: ëndrrën, bukurinë, të panjohurën, individualizmin). Tiparet e dekadentizmitI ndikuar nga Niçe dhe nga Bergsoni, dekadentizmi ishte antipozitivist në filozofi dhe antinatyralist në letërsi. Dekadentizmi ka si fjalë kyçe estetizmin, kultin e bukurisë dhe të artit, ndërsa ideologjia e preferuar është irracionalizmi. Poeti zbulon të vërtetën më të lartë të konceptuar në mënyrë intuitive ose në mënyrë mistike, tërësisht të huaj për racionalitetin. Prandaj ai preferon simbolizmin. Dekadentët refuzojnë pozitivizmin dhe i kundërvihen poetikës gjegjëse të tij, natyralizmit. Në planin politik, mbështesin ideologjitë nacionaliste dhe imperialiste. Tiparet e dekadentizmit janë të ngjashme me ato të simbolizmit:1. Refuzimi i metodës shkencore e racionale (qëndrime irracionale, të frymëzuara nga sensualizmi dhe misticizmi).2. Subjektivizmi dhe individualizmi: arti shpreh ndjenjat e subjektit, jetën e tij të brendshme shpirtërore; artisti është i izoluar, me vlera të veçanta (aristokratike dhe të rafinuara) që i kundërvihen prozaizmit të jetës borgjeze, vulgaritetit të borgjezisë dhe të jetës së përditshme. Artisti transformohet në dendi (dandy) (përçmon masën, frymëzohet nga e veçanta dhe artifici). 3. Zbulim i nënvetëdijes: arti shpreh asociacionet e unit, kompleksitetin e parandjenjave, lidh misterin e shpirtit me jetën e universit. 4. Përdorim i analogjisë, i sinestezisë (kërkim i bashkëpërkimeve). 5. Estetizmi dhe arti si fe: Dekadentët pohojnë autonominë e artit dhe epërsinë e tij. Autonomia realizohet me artin për art: arti i bindet vetëm vetvetes, duke u çliruar nga çdo kriter jothelbësor me natyrë morale, politike ose sociale. Epërsia realizohet me kultin e formës si pjesë e kultit të artit, i kuptuar si bukuri e pastër, arsye e jetës, një fe e vërtetë. 6. Poeti është krijues suprem dhe profet: artisti, si shpikës e krijues, nuk duhet ta imitojë jetën (siç bënin shkrimtarët natyralistë, por ta krijojë atë). Skema tradicionale Skema e re poetike– ndarja mes poezisë, muzikës dhe arteve;– respektohet metrika;– dallimi mes prozës dhe poezisë;– metafora e kuptuar si afrim i dy objekteve të ngjashme.– të tria artet shkrihen së bashku; – afirmohet vargu i lirë;– afrohet poezia me prozën dhe anasjellas;– analogjia si afrim i dy objekteve krejt të pangjashme; raporti mes tyre shihet vetëm me intuitë dhe jo nëpërmjet një procesi racional.210

