Page 213 - Demo
P. 213


                                    Ndryshime në strukturën e vepraveTemat e artistëve dekadentë, si ndërgjegjja e krizës, dëshpërimi i njeriut modern, vetmia e artistit etj., sollën ndryshime edhe në strukturën dhe formën e veprave: përmbajtja bëhet më pak sistematike dhe më shumë eksperimentale, forma është më e shpejtë dhe e copëtuar dhe kërkon të përshtatet me këtë eksperimentim.Raporti i dekadentizmit me romantizminDekadentizmi evropian ndryshon nga romantizmi anglez i fazës së parë, por rimerr disa nga tematikat e tij, si: individualizmi, prirja për simbolizëm dhe irracionalizëm; kundërvënia e unit ndaj shoqërisë. Raporti i shkrimtarit me publikunZgjerimi i lexuesve solli ndryshimin e raportit të autorit me lexuesin e veprës. Lexuesi filloi të ndikojë aktin e krijimit aq sa autori duhej të mbante parasysh nevojat dhe kërkesat e lexuesit. Prania e publikut ngjalli qëndrime të kundërta te artistët: provokim dhe protestë te disa, joshje dhe orvatje për të fituar dashamirësinë e publikut te të tjerë. Në krahasim me periudhën romantike, artisti e ndjeu veten të deklasuar: ai nuk kishte më rol qendror në shoqëri, por të margjinalizuar; gjithmonë e më shumë filloi ta identifikonte veten me figurën e “të margjinalizuarit” ose të atij që konsiderohet si “ndryshe”. Personazhi i “poetit të nëmur”, i dëbuar nga shoqëria, homoseksual, rebel, i margjinalizuar, i droguar, i çmendur, vagabond, grevist, hyn në imagjinatën kolektive. Reagimi i artistit të deklasuarHumbja e aureolës dhe gjendja margjinale dhe e veçuar e artistit që përjeton rënien e tij shoqërore, çoi në dy qëndrime të kundërta:1. afrim me masat dhe qëndrime demokratike revolucionare;2. përçmim për masat, kërkim i epërsisë dhe i veçantisë së përvojës artistike nëpërmjet rifitimit të privilegjeve tradicionale dhe të një shpagimi estetik e ideologjik.Linja e dytë, që kërkonte rikthimin e aureolës nëpërmjet restaurimit të rolit tradicional të privilegjit estetik, u shpreh në dy modalitete të ndryshme: 1. Rifitimi i traditës dhe i klasicizmit në luftë kundër masivizimit dhe kundër konsumizmit në planin letrar. 2. Estetizmi, kremtimi i vlerës absolute të artit dhe i aftësisë së artit për zbulimin e së vërtetës në mënyrë intuitive, magjike, panike ose mistike. $EGAé0OETIINÁMURéRomantizmi Dekadentizmi– Lënda e parapëlqyer:ndjenjat dhe pasionet.– Ekzaltim i artistit si hero dhe rebel, evidentim i aspekteve titanike dhe konstruktive.– Zgjedh një zonë më të thellë:parandjenjat, nënvetëdijen. – Adhuron figurën e personazhit ekscentrik, të sfilitur, të sëmurë nga qytetërimi, që preferon artificin (dandy). 211
                                
   207   208   209   210   211   212   213   214   215   216   217