Page 214 - Demo
P. 214


                                    Studim teksti 1. Flisni për kontekstin social, politik dhe letrar të gjysmës së dytë të shekullit XIX.2. Flisni për simbolizmin.3. Çfarë është autonomia e artit dhe arti për art?4. Si i shpjegojnë shkrimtarët dekadentë misteret e jetës dhe të shpirtit njerëzor?5. Flisni për poetët e kësaj kohe dhe për prirjet që sollën në poezinë moderne.6. Pse mbizotëroi vargu i lirë në poezitë e kësaj periudhe? Çfarë i dha ai poezisë?7. Cili ishte thelbi ideor dhe filozofik i dekadentëve dhe pse ata kishin si fjalë kyçe estetizmin?8. Diskutoni rreth tipareve të dekadentizmit. 9. Flisni për marrëdhëniet poet-vepër-lexues në atë periudhë dhe sot.10. Si u shfaq ekspresionizmi dhe prirja e tyre alegorike?11. Në një forum debati diskutoni mbi parimet e simbolizmit dhe mbi veprat simboliste.12. Gjeni dhe interpretoni poezi nga autorë të kësaj periudhe, duke vënë në dukje prurjet e tyre.13. Shkruani një ese me temë: “Arti poetik është liri dhe fe, ndërsa poeti profet”. DivizmiKjo ishte linja e simbolistëve dhe e dekadentëve evropianë që nuk e shpërfillën raportin me masat, por e përcaktuan atë mbi bazën e divizmit: artisti i kthyer në mit i jepet konsumimit të masës, duke ruajtur tiparet e dallueshme dhe duke këmbëngulur në epërsinë dhe sqimën e vet përkundrejt masave. Në këtë mënyrë, krijimtaria e tij, e kthyer në mall konsumi dhe jeta e tij e paimitueshme (siç thoshte Gabriele d’Anuncio) ofrohej si model për t’u imituar nga masat.  Fundi i dekadentizmitNë dhjetëvjeçarin e parë të shek. XX, karakteri aristokratik dhe elitar i dekadentizmit u vu në diskutim nga shfaqja e avangardave. Lindja e ekspresionizmit gjerman (1904) shënoi një frymë të re që u distancua qartë nga dekadentizmi dhe nga ideja dekadente për artistin dhe poetin. Periudha e re ishte produkt kulturor i shndërrimeve të mëdha shoqërore të shkaktuara nga revolucioni i dytë industrial, i zhvilluar mes fundit të shek. XIX dhe fillimit të shek. XX. Për shkak të kulturës së përbashkët, të ndikuar thellë nga Niçe dhe Bergsoni, vihet re një lloj vazhdimësie. Thyerja e traditës, që është mbizotëruese, rrjedh nga vënia në diskutim e konceptimit të artit të dekadentëve dhe të figurës së poetit. Poeti ekspresionist vihet në një perspektivë më pak aristokratike. Refuzon poetikat e simbolizmit, duke iu kundërvënë atyre modalitete të tipit alegorik. Kritika është e mendimit se nuk duhet tepruar (pranuar) një përdorim shumë i zgjeruar i kategorisë së dekadentizmit edhe për shkrimtarë të mëdhenj të fillimshekullit XX. Divizmi lindi në fund të shek. XIX, në gjirin e dekadentizmit artistik dhe më pas, gjatë shek. XX, u shndërrua në një fenomen social të përgjithshëm, ku u shtri në të gjitha fushat: në sport, në kinema, në televizion.Tiparet karakterizuese të dekadentizmit– frakturë e thellë mes artit të ri dhe atij të mëparshëm;– qëndrim antikonformist: refuzim i zakoneve, i ligjeve, i shijeve, i vlerave sociale;– individualizëm: vetmia e njeriut, moskomunikim;– largim nga realiteti: ëndërrime të vendeve, të zakoneve dhe të jetesës në skajet e qytetërimit (fshati, zonat e paeksploruara, popujt primitivë dhe zakonet e tyre), fëmijëria, sëmundja patologjike (neuroza, obsesioni seksual);– paraqitje subjektive e realitetit: si e sheh syri i artistit, mosbesimi te shkenca dhe tek arsyeja; – teknika jologjike, fonike: refuzimi i teknikave letrare të bazuara në elemente logjike dhe bisedimore;– kulti i dhunës: kolektive, politike, individuale.212
                                
   208   209   210   211   212   213   214   215   216   217   218