Page 215 - Demo
P. 215


                                    Sharl Pier Bodler lindi më 9 prill 1821 në Paris. Babai i tij, Fransua Bodler, vdiq kur Sharli ishte 6 vjeç. E ëma, Karolin Dyfe (35 vjet më e re se babai), një vit më vonë u martua me kolonelin Opik (që u bë gjeneral) dhe familja u transferua në Lion. Fillimisht, Sharli studioi në kolegjin Mbretëror të Lionit dhe më pas (1836) në liceun “Lui-lë-Grand” në Paris. Në lice arriti rezultate të shkëlqyera si në frëngjisht e latinisht, ashtu edhe në vizatim, por sjellja e tij ishte ekstravagante dhe ai filloi të bëjë jete boheme në Lagjen Latine. Frekuentonte parnasianët dhe katolikun Dë Mestrë (vizioni i tij për botën e magjepste). Në atë periudhë filloi konfliktet me njerkun. Raporti me njerkun vështirësohej edhe nga vëllai 16 vjet më i madh se ai, i cili mbështeste njerkun kundër rebelimeve të Sharlit të ri. Për ta larguar nga kjo jetë “pak ortodokse”, prindërit e nisën për një udhëtim drejt Indisë (maj 1841). Mirëpo gjatë rrugës ai u sëmur dhe vuajti më shumë se kurrë nga malli dhe vetmia. Zbriti në ishullin Reunion dhe u kthye në Paris (shkurt 1842), ku filloi të shpërdorojë trashëgiminë e babait me jetën luksoze e teprime në çdo aspekt. Në këtë periudhë mori sëmundjen e sifilizit (shkak i vdekjes së parakohshme) dhe ushqeu një pasion të madh për Zhanë Dyvalin (një nga gratë që konsiderohej muza e poetit).Mbas dy vjetësh (1844), e ëma i caktoi një kujdestar për pasurinë dhe Bodleri filloi të bëjë një jetë modeste me shumat që i kalonte noteri. Për të mos jetuar në varfëri filloi aktivitetin e tij si kritik arti me shkrimin e titulluar “Salons” (1845). Shkrimi u pasua nga shkrime të të njëjtit lloj, të quajtura “Sallone”, që vazhduan deri në 1859. Sallonet e tij dhe “Piktori i jetës moderne” (1861) kanë bërë që të konsiderohet si teoriku dhe kritiku më i madh i artit të shek. XIX. Filloi të shkruajë e të mbledhë poezitë dhe shkrimet e tjera për botimin e vëllimit poetik “Lulet e së keqes”. Në moshën 25-vjeçare u njoh me veprën e shkrimtarit Edgar Alan Po, të cilin filloi ta përkthejë. Përkthimi i E. A. Posë ishte vendimtar për formimin dhe krijimtarinë e tij. Ai ka deklaruar se Po dhe Dë Mestrë e mësuan të mendojë. Botoi novelën “La Fanfarlo”. Në vitin 1848 mori pjesë në revolucionin francez. Nga barrikadat, ai bërtiste “vrisni gjeneralin Opik”. Më vonë, ai i kundërshtoi teoricienët e progresit dhe fliste me ironi e neveri për idetë socialiste. Në vitin 1852, ai filloi serinë e shkrimeve për shkrimtarin E. A. Po. Këto, bashkë me esenë për Balzakun, janë shembull i paarritshëm i një kritike serioze. Në atë periudhë filloi marrëdhënien me zonjën Sabatier. Sharl Pier Bodler (1821-1867)Jeta dhe vepraJeta e Bodlerit është e ngjashme me krijimtarinë e tij. Ai përjetoi përvoja jetësore të dhimbshme dhe zhgënjyese. Ato ishin shkak i melankolisë së tij. Në fazën e parë të jetës, ai u përpoq të dilte nga zinxhirët mbytës të mërzisë ekzistenciale dhe të vuajtjeve shpirtërore nëpërmjet jetës boheme, udhëtimit ekzotik, jetës së rafinuar e të mbrapshtë, dashurive. Në fazën e dytë, kur vuajtjet morale e fizike u acaruan, ai e gjeti zgjidhjen te kultura dhe krijimi. Horizontet e tij kulturore u zgjeruan dhe modeleve romantike u shtoi edhe ato piktorike (piktorët e Salons), letrare (Po) dhe muzikore (Vagner). 3HARL\%DGAR!LAN0O213
                                
   209   210   211   212   213   214   215   216   217   218   219