Page 216 - Demo
P. 216
Në qershor të vitit 1957 botoi vëllimin “Lulet e së keqes” (i cili u pasua nga një botim i dytë katër vjet më vonë). Në vitin 1860 botoi “Parajsat artificiale”. Krijimtaria e tij intensive përfshinte të gjitha fushat e artit: letërsi, pikturë, muzikë. Botoi artikuj të rëndësishëm për artistë bashkëkohës. Studimi “Riçard Vagner dhe Tannhäuser”, u konsiderua nga Niçja si kritika më inteligjente, e vetmja në lartësinë e Vagnerit. Pas vdekjes u botua “Ditar intim”. Bodleri, poeti dhe kritiku inteligjent, la shumë krijime për një libër “absolut dhe përfundimtar”, libri që do t’i çirrte maskën kohës së tij dhe do të bënte të dukshëm patosin e subjektit në këtë kohë. Në vitin 1864, ai shkoi në Bruksel për të mbajtur një cikël konferencash. Qëndroi atje dy vjet me shpresën se do të gjente botues për veprat dhe do të fitonte para me konferencat. Por, asnjëra nga shpresat nuk iu realizua. Në mars 1866 u rrëzua në varrezën e një kishe në Namur i goditur nga ataku i parë i emplegjisë. Mbas 15 ditësh në Bruksel, ai u godit sërish dhe mbeti i paralizuar në pjesën e djathtë të trupit dhe kishte vështirësi në të folur (afazi). U dërgua në Paris në një spital, ku vegjetoi për rreth një vit, derisa u shua në 31 gusht 1867. Veprat e tij poetike (“Lulet e së keqes”, “Poema në prozë”) u bënë një lloj sublimimi lirik i një udhëtimi ekzistencial të vuajtur thellë, të copëtuar prej mërzisë së padurueshme (splinit) e thirrjes së ideales, dhe të zgjidhur me nxjerrjen në pah të hendekut mes botës dhe poetit, kompleksitetit të një ekzistence ku vlerat dhe antivlerat janë përjetësisht të dyzuara dhe të bashkëpranishme, ku bukuria, vlerë e lartë, është kontradiktore, hyjnore dhe djallëzore, skëterrore dhe qiellore. Ai e orientoi poezinë në drejtime të reja, i hapi udhë një zhvillimi letrar që solli simbolizmin, dekadentizmin dhe rrymat poetike të shekullit XX, deri te surrealizmi. 2I½ARD6AGNER Krijimtaria letrare e Bodlerit dhe risitëShekulli XX e afirmoi Sharl Bodlerin si poetin e parë të modernitetit. Në fund të shekullit XX, ai u dallua edhe si njëri prej mendimtarëve dhe kritikëve më të mëdhenj të modernitetit. Miti i poetit të nëmurBodleri është poeti më i madh i kohës sonë. “Lulet e së keqes” (1857, 1861) e vendosën në “udhëkryqin e shekullit”. Në të ai përmblodhi dhe nxori në pah rryma poetike të mëparshme, si dhe konfirmoi ose inauguroi rryma të destinuara për t’u zhvilluar deri në ditët tona. Romantizmin e hershëm, fillestar dhe integral, edhe pse nuk e përqafoi plotësisht, ai nuk e refuzoi, madje e lartësoi në pikën më të skajshme të tij me dramën e Njeriut në konflikt të përjetshëm mes së mirës (idealit) dhe së keqes. Në lidhje me teorinë e “Artit për Art”, Bodleri mbetet mes “tetrarkëve” (nismëtarë) të Parnasit dhe poezisë parnasiane. Ai i dha udhë simbolizmit me krijimin e sonetit “Korrespondenca” kur ishte më pak se 20 vjeç dhe me mënyrën e të krijuarit poetik, të cilin e çoi në kufijtë e surrealizmit. Të gjitha këto tregojnë për origjinalitetin e tij.Së fundi dekadentizmi, vala e madhe shumëformëshe që vazhdon të endet mes nesh, u ushqye jo pak me Bodlerin, i cili ishte i pari që, nëpërmjet krijimit të mitit të “poetit të nëmur” tregoi dhe formuloi qartë tiparet e tij. 214

