Page 217 - Demo
P. 217


                                    Natyra dhe qytetërimi modernVepra e Bodlerit është gur kilometrik në udhëtimin e lirikës moderne. Risia e tij e parë ka të bëjë me origjinalitetin në konceptimin e natyrës dhe të qytetërimit modern. Tek ai mungojnë elemente poetike tradicionale (lule, lugina, livadhe, pyje, liqene). Bodleri krijoi “retorikën e artificiales” që ia kundërvuri mitit të kthimit te natyra dhe te “fisniku i egër”. “Pemët e qytetit” të Bodlerit janë oxhaqet. Pyjet nuk janë bimë, por përbëhen prej shenjash dhe simbolesh; natyra zëvendësohet nga Parisi metropol, qytet punëtorësh, teatrosh, mallrash e prostitutash. Me Bodlerin filloi divorci i poezisë me botën. Konflikti i interpretimevePoetika e artificit është interpretuar në mënyra të ndryshme. Për një kohë të gjatë mbizotëroi ideja e interpretimit simbolist të poezisë së tij dhe e Bodlerit si “poet i pastër”. “Lulet e së keqes” u bë një libër i shenjtë për poetët simbolistë dhe për estetizmin evropian. Protagonisti i romanit të konsideruar si bibla e estetizmit, 03EZANé+ÁSHTJELLAE-EDANITé:HAN\215
                                
   211   212   213   214   215   216   217   218   219   220   221