Page 218 - Demo
P. 218
“Kundër rrymës”, i Ismanit, Des Esaint, mes gjërave të tij të vyera, mbante vargjet e Bodlerit; ai u konsiderua si nismëtar i artit për art dhe i poezisë së pastër. Ai e refuzon natyrën e ndjeshme në emër të një realiteti artificial, sidomos gjuhësor, i krijuar nga sinestezia dhe analogjia. Te “Lulet e së keqes” nuk janë prekur strukturat logjike dhe sintaksore, por Bodleri paralajmëroi krizën e gjuhës që shpërtheu te Malarmeja dhe te shkrimi automatik i surrealistëve (procesi i shkrimit të fjalive që nuk vijnë drejtpërdrejt nga mendimi i ndërgjegjshëm i shkrimtarit, por nga gjendjet e pavetëdijshme të tij). Bodleri dhe alegorizmi modernPoetë të mëdhenj si Uitman, Emili Dikinson, Blok, Majakovski, Eliot, Uallas Stivens, Vallejo, Breht, e zhvilluan krijimtarinë e tyre të udhëhequr nga mësimet e Bodlerit. Interpretimi alegorik dhe antilirik e sheh Bodlerin jo si një poet simbolist, të aftë të paraqesë plotësinë e raportit autentik me botën e natyrës, por si poetin e ndarjes përfundimtare nga natyra. Peizazhi artificial i qytetit, në epokën kur gjërat janë kthyer në mallra, merret nga Bodleri si grumbullim inert kujtimesh. Këto do të shprehte tëhuajtja dhe tjetërsimi i njeriut në botë. Mesazhi më jetëgjatë i Bodlerit është ai i alegorisë moderne, ku paralajmërohet fundi i harmonisë dhe i bashkëpërkimit të natyrshëm, romantik, mes subjektit dhe objektit. Këtë interpretim të kritikut gjerman Valter Benxhamin e pranojnë studiues të shumtë. Një histori ideale e njeriutRisia tjetër e Bodlerit, me të cilën ai transformoi rrjedhën e poezisë evropiane të shek. XIX, është refuzimi i heroit romantik (Superheroit), i ndryshëm nga të tjerët, me aftësi të mbinatyrshme dhe obsesiv, irritues në veçantinë dhe në origjinalitetin e tij (Bajron, Vinji, Hygo, Holderlin, Po). Ai paraqiti solemnisht dhe me këmbëngulje në poemën e tij “gjendjen e njeriut” në të gjitha situatat e tij të eksperimentuara ose të eksperimentueshme çdo ditë, me pasojat e tyre sociale. Ai vëzhgoi figurën e njeriut në të gjithë përbërësit dhe mundësitë konkrete: nga aspirata e shenjtërisë, te bukuria absolute, te lumturia tokësore deri në ekstremin e kundërt, në tundimin e sadizmit. “Lexues hipokrit, – o vëllai im, – unë ty aq shumë të ngjaj!”. Bodleri e konceptoi vëllimin “Lulet e së keqes” si një këngë të njësuar, pavarësisht temave të ndryshme të saj. Ai e sistemoi veprën si një lloj historie të njeriut, jo në aspektin kronologjik, por për dialektikën e konflikteve në unitet mes tyre, në momentet thelbësore të saj. Bodleri e ka quajtur librin të egër: “të vetmin lavdërim që dëshiroj është që të kuptohet që nuk është album i thjeshtë dhe që ka një fillim dhe një fund... aty kam vënë gjithë mendimin tim, gjithë zemrën time, gjithë jetën time, edhe pse të maskuar, gjithë urrejtjen time”.$ES%SAINTPROTAGONISTIIROMANITé+UNDÁRRRYMÁSéTÁ)SMANIT%$EGASé.ÁKAFENEé216

