Page 219 - Demo
P. 219
Veprat e \“Fanfarlo”, 1847“Arti romantik”, 1852 “Lulet e së keqes”, 1857, 1861“Splin i Parisit” (Poemat e vogla në prozë), 1869 “Parajsat artificiale”, 1860“Reliktet”, 1866“Ditar intim” (1851-1862), pas vdekjes“Kuriozitete estetike”, 1868 etj.Më 1868-1870, Levi botoi veprën e tij të plotë. Më 1869 filloi legjenda Bodler, mbas botimit të biografisë së parë të tij nga Asselineau. Më 1887, E. Krepe botoi “Veprat e pabotuara dhe korrespondencën e pabotuar”. Më 1949, Gjykata Franceze e Kasacionit vendosi rehabilitimin e veprës dhe të kujtimit të poetit.Studim teksti 1. Ç’sjellje dhe stil jetese pati Bodleri?2. Çfarë ndryshimesh solli në mendësinë dhe ndjenjat e Bodlerit udhëtimi i jetës së tij?3. Cilat vepra e bëjnë atë kritikun më të madh të shekullit XX? 4. Pse përkthimi u bë vendimtar për të? A i njihni autorët e parë që përktheu ai?5. Shpjegoni idenë e vetë Bodlerit për një vepër absolute dhe përfundimtare.6. Përshkruani atmosferën e viteve të fundit të jetës së tij.7. Në cilën vepër Bodleri trajton rryma të mëparshme dhe promovon të reja që vijnë deri në ditët tona? Pararendës i cilave rrymave letrare u bë ai? Në çfarë rruge e drejtoi ai poezinë e shek. XX?8. Cilat tipare e përcaktuan Bodlerin si poet të nëmur?9. Ku zbulohet origjinaliteti i tij dhe në ç’përmasë vjen ai sot? 10. Pse risia e parë e veprës së Bodlerit ka të bëjë me ndryshimin e konceptit të natyrës dhe të qytetërimit modern, ndryshe nga romantizmi klasik?11. Shpjegoni konceptin e retorikës së artificiales dhe simboleve të tij.12. Zgjeroni përcaktimin për Bodlerin: Me Bodlerin filloi divorci i poezisë me botën.13. Bëni një diskutim me temë: “Vepra e Bodlerit, gur kilometrik në udhëtimin e lirikës moderne”.14. Si e ndryshoi ai këndvështrimin mbi tjetërsimin e njeriut? A është alegorizmi shprehja e tij poetike?15. Diskutoni mbi procesin e refuzimit të heroit romantik.16. Bodleri e quante veprën e tij, ashtu si askush nuk kishte quajtur një libër me poezi më parë: si histori të njeriut. Ç’mendim keni për këtë? Parisi 217

