Page 22 - Demo
P. 22


                                    Figurat stilistikeTEORIA E LETËRSISËNatyra është një tempull ku shtylla të gjallaPëshpërisin shpesh fjalë që s’merren vesh;Njeriu kalon mes saj e përshkon pyje simboleshQë të vështrojnë sikur të njohin prej vjetësh.(Bodler)KujtojmëStili është mënyra e të shkruarit ose e të folurit që është tipike për një epokë letrare, për një lloj letrar, për një shkrimtar apo artist etj.Figurat letrare janë mënyra të përcaktuara të shprehjes që mund të ndahen dhe të shënohen në saje të diferencimit nga të folurit e zakonshëm. Në retorikën e vjetër, figurat letrare janë mjete absolute të shprehjes, ndërsa në stilistikën bashkëkohore janë mjete relative, me anë të së cilave relativizohet shprehja artistike dhe stilistike. Gjuha e figurshme është veçanërisht e rëndësishme për poezinë dhe tekstin letrar, ndonëse mund të mos përdoret në çdo tekst letrar. Po ashtu, të gjitha llojet e ligjërimit janë të pasura me figura letrare edhe pse mund të jenë tekste joletrare. Figurat e kuptimitFigurat e kuptimit quhen të tilla, pasi kemi të bëjmë me zhvendosje nga kuptimi i parë në kuptimin e figurshëm. Krahasimi është një përqasje e hapur mes dy gjërave të ndryshme, dy veprimeve ose ndjenjave, përmes përdorimit të fjalëve “si”, “ashtu si”, “njësoj si”, “porsi” etj. Është figurë e zakonshme si në tekste prozaike, edhe në vargje. Për shembull: E ka syrin si ulli etj. Similituda (përngjasimi) është një krahasim i zgjeruar, ku në të dy krahët e krahasimit kemi fjali dhe jo thjeshtë dy fjalë. Për shembull: Porsi kanga e zogut t’verës(Fishta). Personifikimi është ajo figurë e kuptimit ku cilësitë njerëzore i vishen një kafshe, sendi a dukurie atmosferike. Për shembull: Ka lot në zemrën e gjërave (Virgjili); Dhe pisha vraponte majën e cicërimës kërkonte. Por bilbili i ri qante përqark plagët e tij  (F. Garsia Lorka)Personifikimi është figurë tepër e pranishme në tekstet e fabulave dhe të përrallave: “Filmi i Gjeneral Çufos”.Do marrë letra udhë Si shpend në zjarr kalitur, 0HG\\ÁDWUDWsIRUWDDhe një adresë të ndritur, Si zogTsSsUIROHQiell, ajër do të ketë, Mishin, gishtërinjtë e tu 'KHIU\\PsPDUUMHQYHWs(M. Hernandez)20
                                
   16   17   18   19   20   21   22   23   24   25   26