Page 220 - Demo
P. 220


                                     Botimet e veprësBotimi i parë në vëllim doli në pranverën e vitit 1857 (1320 kopje) dhe përmbante 100 poezi, të ndara në 5 seksione. Një pjesë e këtyre poezive ishte botuar edhe në “Revista e dy botëve”, me titull “Lulet e së keqes”. Fillimisht poeti mendonte ta titullonte Lezbiket, por hoqi dorë për shkak të karakterit provokues të titullit. Libri shkaktoi skandal dhe gjykata urdhëroi sekuestrimin e tij, heqjen e gjashtë poezive që i konsideronte “të turpshme dhe imorale” dhe gjobitjen e poetit e të botuesit. Bodleri përgatiti një botim tjetër (1530 kopje), ku gjashtë lirikat i zëvendësoi me 35 të tjera dhe bëri një rishpërndarje të poezive sipas një \Shtoi seksionin e ri qendror “Tablotë parisiane”, ndryshoi rendin e poezive që të krijonin një itinerar ideal. Pas vdekjes së poetit u botuan “Lulet e reja të së keqes” (1868) me poezi të tjera të botuara në revista.  TitulliTitulli i veprës tregon shndërrimin e idesë (e keqja) në imazh (lulja). Pra, lulja është figura e së keqes. Titulli përmbledh brenda vetes dhe i zbulon lexuesit njërin prej operacioneve stilistikore dhe konceptore mbizotëruese në lirikat e përmbledhjes: alegorinë. Për shkak të çiftimit të “lules” me “të keqen” dhe përmbysjen e një vlere në një antivlerë, autori përdor oksimoronin dhe provokimin. Në lirikën tradicionale, lulja lidhej me vlerën natyrore të pastërtisë dhe të bukurisë, tani bëhet mjet i “së keqes”. Titulli shpreh konceptin që natyra është privuar nga mirësia e saj tradicionale me të cilën e pajisi Rusoi, intelektualët iluministë dhe romantikë. Gjuha dhe stili i veprësVepra ka strukturë bipolare. Ajo përbëhet nga elemente që në dukje janë në kundërvënie, por në fakt janë solidare. Elemente të strukturës janë: 1. forma të larta për tema të degraduara dhe të ulëta, stil sublim për përmbajtje të degraduar; 2. kundërvënie dhe oksimoron: luksi dhe varfëria, ekzotikja dhe familjarja, erotikja dhe satanikja; 3. çdo varg është autonom si kundërpeshë ndaj kaosit të lëndës së trajtuar.  Kriteret strukturoreRenditja e poezive dhe struktura e veprës tregojnë qëllimin e autorit për t’i dhënë asaj formën e një “poeme” dhe jo të një përmbledhjeje të thjeshtë me poezi. Arkitektura e brendshme e librit e ndërtuar me rigorozitet, rrjedh nga renditja dhe shpërndarja e teksteve sipas kritereve tematike dhe formale. Në hyrje është poezia që i kushtohet lexuesit. Ndonëse apostrofi e provokon lexuesin me një varg vesesh, mëkatesh, brejtje ndërgjegjeje (hipokrit, burracak), poeti e quan lexuesin “vëlla”. Një risi tjetër e librit është se qysh në hyrje tregohet ndryshimi  ANALIZË E VEPRËSLulet e së keqesArgumentet dhe temat mbisunduese të vëllimit:1. ekzotizmi (dashuria për vende të largëta, dhe tërheqja për “tjetërkundin”); 2. dashuria (të gjitha aspektet dhe dritëhijet); 3. simbioza mes poezisë dhe të gjitha arteve të tjera; 4. raporti mes psikikës së njeriut dhe forcave madhore të natyrës (deti); 5. artisti dhe njeriu në përgjithësi (ëndrrat, idealet zhgënjimet etj.).218
                                
   214   215   216   217   218   219   220   221   222   223   224