Page 221 - Demo
P. 221


                                    i raportit mes poetit dhe publikut. Kjo tregon edhe qëllimin e poetit në projektimin e veprës.  Seksionet e librit (1861)Seksioni 1^ - 2^ trajton gjendjen e poetit dhe kontekstin ku zhvillohet aktiviteti i tij. Seksionet 3^ - 6^ trajtojnë tentativën për arratisje dhe mohimin e gjendjes së tij. Në seksionet 3^, 4^, 5^ përshkruhet shmangia nga realiteti, gjetja e ngushëllimit te vera, opiumi, vendet ekzotike, erotizmi i shfrenuar dhe protesta fetare. Në seksionin 6^ arrihet në përfundimin se fundi i gjithçkaje është vdekja. Gjendja e poetit është ajo e të ndierit i mërguar brenda shoqërisë së masës. Hapësira dhe koha anulohen në metropol dhe nga çdo përvojë dalin vetëm copëza kujtimesh. Çdo idil, çdo udhëtim dhe çdo soditje e natyrës është e pamundur. Në seksionet 3^, 4^, 5^, (23 lirika) eksperimentohet kjo mundësi: dështimi i dhimbshëm i arratisjes në vendet ekzotike, në ëndrrat erotike, në dehjen e verës. Libri mbyllet me temën e arratisjes së pamundur nga kontradiktat e jetës sociale. Jo rastësisht poezia e fundit që mbyll librin titullohet “Udhëtimi”. 1. Splin dhe idealSeksioni i parë, më i madhi (85 lirika) krijon antiteza që në titull mes splinit dhe idealit; 11 poezi flasin për poetin. Fjalët kyçe të seksionit ndahen në dy grupe të kundërta: 1. ankthi, dëshpërimi, splini, burgosja, përqeshja; 2. qielli, vrulli, kaltërsia, drita, pastërtia. Seksioni jep në një tension të vazhdueshëm thuajse të gjitha momentet e jetës morale të poetit.2. Metropoli “i egër dhe sublim”Seksionin e dytë e ka titulluar “Tablo parisiane” (18 imazhe të jetës së Parisit). Bodleri e hedh vështrimin e tij të mprehtë, humanist dhe mbështetës, jashtë vetes së tij, te jeta e njerëzve të tjerë, te krijesat më të përulura, në të cilat gjen të njëjtat mundime dhe dramë si e tija. Ai na shpie në zemër të Parisit: metropoli “i egër dhe sublim” ku përbri triumfit të vesit, të arit dhe të çdo epshi të shpërthyer, zbulohen dhimbje dhe vuajtje fisnike e sekrete. Protagonist është poeti, por theksi vihet te hapësira që e rrethon, metropoli i madh, çatitë, lumenjtë, bulevardet e mëdha dhe turma.3. VeraPoeti përshkruan tundimin, madje orvatjen për shmangie: të harrojë trishtimin dhe ankthet e kësaj ekzistence dhe të humbë në “parajsat artificiale”, mes të cilave Bodleri merr në mënyrë simbolike narkotikun më natyror dhe më popullor: verën.4. Lulet e së keqesFantazia e poetit rikthehet në obsesionet e tij, në vizionin e së keqes, nga e cila ai do dhe arrin të nxjerrë si në një pastrim, një lloj të ri të bukurisë artistike. 5. RevoltëShpëtimi rezulton i rrallë dhe i rastësishëm. Këto përvoja e detyrojnë Bodlerin në moskuptimin e misterit të krijimit, në një rebelim kundër fatit ose kundër Zotit. 6. VdekjaMë në fund, e menduar si një ndjenjë çlirimi dhe madje me një kuriozitet e shpresë për të gjetur aty të reja të padëgjuara, si strehë ekstreme shfaqet vdekja. Termi spleenFjalë angleze që në greqisht ka kuptimin “shpretka”. Sipas mjekësisë së lashtë, shpretka prodhonte vrerin e zi që mendohej si origjina e depresionit, histerisë, melankolisë. Tradita e lashtë e lidhte pikërisht me këtë lëng ushtrimin e poezisë dhe të arteve. Në astrologji, vreri i zi konsiderohej pozitivisht dhe lidhej me ndikimin e planetit Saturn, i cili shihej si i përshtatshëm për soditjen melankolike. Qëndrimi i soditjes artistike i përzierë me melankoli e mërzi quhej “saturnin”. Termi anglez “Spleen”, nëpërmjet kësaj tradite shekullore, kaloi në kuptimin “melankoli”, “neveri”, “mërzi”.219
                                
   215   216   217   218   219   220   221   222   223   224   225