Page 222 - Demo
P. 222


                                    Poetika: simbolizmi dhe alegorizmi“Lulet e së keqes” qëndron në origjinë të dy traditave poetike: simbolizmit dhe alegorizmit. Bodleri shndërron pafuqinë e poetit të deklasuar (që ka përjetuar rënien shoqërore) në privilegj: meqë fjalët e poetit janë të kota, sepse nuk i dëgjon askush në shoqërinë e konsumit, ai mund t’i bëjë ato magjike dhe fuqiplote në fushën e pakundërshtueshme dhe të veçuar të shoqërimeve të lira verbale (simbolizmi rindërton me një gjuhë të errët, i kthen kurrizin komunikimit të përditshëm dhe bashkon në mënyrë arbitrare imazhe dhe ndjenja, të parregulluara nga një perspektivë racionale). Te “Tablo parisiane” ai tregoi vetëdijen e kthjellët të pamundësisë së çdo idili, të çdo shmangieje. Parisi, prostitucioni, tregu, turma janë peizazhi i vërtetë i poetit modern. Moderniteti e ka spastruar botën e poezisë: asnjë intuitë alogjike dhe asnjë magji nuk është e mundur jashtë botës së fjalës. Poetit nuk i mbetet gjë tjetër, veçse një grumbull inert kujtimesh. Sipas alegorizmit, poezia mund të mbijetojë vetëm si ide e skarcimit, e rrënojës, e detajit të izoluar ose si një copëz kujtimi; si kthim i elementeve të mbetura, të mposhtura, të larguara etj. Sipërmarrësi i vetvetes“Lulet e së keqes” nuk pati sukses të menjëhershëm te publiku edhe pse është një libër i lexueshëm dhe provokues vetëm nga pikëpamja tematike. Menjëherë pas botimit u duk skandaloz dhe i papranueshëm. Masivisht u përhap gjatë shek. XX. Është rast ekzemplar i mospërkimit të menjëhershëm mes shkrimtarit dhe horizontit të pritjes dhe anasjelltas: rast i një suksesi të gjatë te publiku. Bodleri ishte i vetëdijshëm për humbjen e statusit social të poetit, prandaj mori para kohe rolin e “poetit të nëmur”. Ai e kuptoi se poetit mësues ose profet po i ikte koha, prandaj kërkonte një publik të së ardhmes që do të kërkonte një poet si ai. Ai bëri një libër me mundësi të pakta për sukses të menjëhershëm dhe u përpoq “të fitonte tregun” me strategjinë për të fituar publik të së ardhmes. Valter Beniamini e quan “sipërmarrës të vetvetes”. Studim teksti 1. Flisni për strukturën e veprës “Lulet e së keqes”.2. Shpjegoni gërshetimin dhe shndërrimin e kuptimit të fjalës “lule” dhe “e keqe” në titull. Pse kombinimi kuptimor në të quhet operacion stilistikor?3. Si i theu Bodleri, përmes figurës së “lules”, konceptet e mëparshme të romantikëve, iluministëve, të cilët vlerësuan mirësinë, natyrën, të bukurën dhe pastërtinë?4. Shpjegoni projektimin që i bëri poeti lexuesit të veprës së tij? Si e realizon ai këtë marrëdhënie të përkryer midis vetes, veprës së tij dhe lexuesit?5. Përshkruani tematikat e seksioneve të librit.6. Ç’kuptoni me shmangie të pamundur? Pse udhëtimet dhe argëtimet e romantikëve tanimë janë misione të pamundura?7. Shpjegoni kuptimet e fjalëve kyçe: “spleen” dhe “ideal”. A e kundërshtojnë ato njëra-tjetrën?8. Ç’përfaqësojnë 18 imazhet e jetës së Parisit? 9. Si krijohet parajsa artificiale dhe si kthehet ajo në një shkatërruese të njeriut?10. Pse shfaqet revolta e poetit? Me kë identifikohet ai?11. Si kombinohen struktura, tematika e veprës, motivet plot kundërvënie në një solidaritet artistik?12. Shtjelloni karakteristikat e simbolizmit të Bodlerit përmes gjuhës së imazheve dhe ndjenjave.13. Diskutoni rreth termit “sipërmarrës i vetvetes” që i dedikohet Bodlerit. 14. Shkruani një ese përshkruese me temë: “Poezia është një copëz jete a kujtimi”. 220
                                
   216   217   218   219   220   221   222   223   224   225   226