Page 223 - Demo
P. 223
FRAGMENTAlbatrosiLirika ndodhet mes poezive të para (e dyta) të vëllimit “Lulet e së keqes”, pozicion i rëndësishëm që konfirmon vlerën domethënëse dhe rëndësinë në tërësinë e përmbledhjes. Këtu përvijohet ndryshimi radikal i gjendjes së artistit në shoqërinë e masave. Gjendja tradicionale prestigjioze e poetit, paraqitet me alegori nëpërmjet fluturimit madhështor të zogut detar, që lëviz në mënyrë qesharake në kuvertën e anijes. Katër strofat përmbajnë një ndër idetë qendrore të Bodlerit: atë të vetmisë së poetit dhe të raportit konfliktual me realitetin dhe me shoqërinë që e rrethon. Lirika ka një strukturë tradicionale, një lojë metaforike dhe një ide mosangazhimi.Shpesh1, marinarët për t’u zbavitur kapin,Albatrosët, k’ta zogj viganë që mes kthetrave,Moskokëçarës u ngjiten anijeve që shkasin, Përmes thellësive të hidhura të detrave2.Ky sovran i kaltërsisë, pas kuvertës ngjitur,Si i zënë ngushtë nga pamundësia e tij, Mjerisht, krahët e bardhë, i lë të zvarritur, Si një çift rremash të vozitura me ngadalsi.K’tij udhëtari të plogët, ngordhalaq, qesharak!Të shëmtuar, po dikur aq të bukur në k’të bot’!1MsPDULQDUVTHSLQPHoLEXNLDSsUÁDN7MHWULVKSRWLQsLMHSVDNDWLWTsV·ÁXWXURQGRWKështu është edhe poeti, si ky princ resh,Që me harkëtarët qesh e mes stuhive vërvitet,Po i mërguar në tokë, me thumbimin i rënë ndesh,Ashtu penguar nga krahët e gjatë, mezi çapitet3.Gjuha, stili, metrikaFilli përçues i kërkimit të Bodlerit përbëhet nga disonanca: tek Albatrosi kemi praninë e ngritjes dhe të degradimit, të stilit sublim dhe komik. Katër strofat paraqesin në planin formal bukurinë e dekurajuar, tipike për të gjithë Seksionin I. Kjo del në planin leksikor: nga njëra anë “sovran (mbret) i kaltërsisë” dhe “udhëtar me krahë” nga ana tjetër mbiemrat: i plogët, ngordhalaq, qesharak, i shëmtuar. Në planin stilistikor kemi bashkëprani të prozës dhe të poezisë: sintaksa lineare dhe e sheshtë, thuajse bisedimore, por në të njëjtën kohë është plot me imazhe poetike dhe imazhe të papritura të pazakonta (detra të hidhur, me harkëtarët qesh). Në planin metrik, Bodleri sforcohet të ndjekë, në konflikt me mungesën e harmonisë së përgjithshme stilistikore, simetrinë dhe melodinë: kjo dëshmohet nga skema metrike e kuartinave aleksandrine me rimë të alternuar, jehonat zanore të shumta dhe mungesën e anzhambëmanit*: çdo varg është autonom, me një kuptim të plotë.Sharl Bodler, Lulet e së keqes, përktheu Dritan Thomollari, Tiranë, 2004, f. 24-251 Poezia hapet me ndajfoljen e përsëritjet. Poeti realizon përmbysjen groteske të modelit romantik. Modeli i poezisë është një ndër kryeveprat e romantizmit anglez “Balada e marinarit plak” të Kolerixhit (1772-1834). Aty, albatrosi shfaqej papritur si një lajmëtar, si paqtues mes njerëzve të ekuipazhit dhe forcave të natyrës. Vrasja e zogut të Kolerixhit përbënte një faj të rëndë, një prishje tragjike të harmonisë natyrore, të ngjashme me atë që ndodh në Eden, pas mëkatit të parë. Te Bodleri, rënia është shenjë e degradimit: zogu nuk vritet njëherë e përgjithmonë; historia e tij e poshtërimit përsëritet: pasi kapet, ai tallet nga marinarët dhe bezdiset me pipën, ndërsa lëvizja e tij qesharake imitohet në mënyrë tallëse nga marinarët. Rënia e albatrosit në këtë mënyrë nuk është një përjashtim tragjik dhe i fajshëm, por një rutinë e përditshme. Poeti në shoqërinë kapitaliste e ka humbur shenjtërinë e tij dhe të qenit i veçantë: modeli biblik tragjik i romantikut Kolerixh, përmbyset dhe bëhet grotesk te Bodleri poet i modernitetit.2Thellësia e ujit të kripur. 3 Strofa e fundit krijon një similitudë mes zogut e poetit dhe nënkupton në mënyrë simetrike atë mes ekuipazhit dhe masës së lexuesve. Kuptimi alegorik i albatrosit të burgosur sqarohet nga similituda “Poeti është si ai”. Degradimi i përditshëm i zogut mbretëror merr një vlerë ekzemplare didaktike. Jo rastësisht shfaqet në këtë strofë në vargun e parafundit, fjala kyçe që përcakton gjendjen e hapur se ai është bërë si një “i mërguar”, pra është përjashtuar përfundimisht nga shoqëria, është një i deklasuar.* Ferdinand Leka, Fjalor i termave të letërsisë, Infobotues, 2013, f.38; f. 193. Anzhambëman [ang. fr. it. Enjambement = kalim përtej] = Kapërcim = Zhbartje: quhet në metrikë kalimi në vargun që pason i një ose më shumë fjalëve, që plotësojnë mendimin e vargut të parë.221

