Page 224 - Demo
P. 224


                                    S T U D I M T E K S T I Shpjegim dhe kuptim tekstiÇfarë është albatrosi? Ç’ndodh me të në këtë poezi?Shpjegoni strukturën e poezisë të ndarë në dy pjesë. Si është gjendja e albatrosit në pjesën e parë? Po në të dytën? Si e quan poeti albatrosin?Nënvizoni kundërvënien marinarë – albatros, me cilën kundërvënie përqaset? Shpjegoni vargun: Përmes thellësive të hidhura të detrave.Gjeni similitudën e strofës së fundit. Ç’gjendje të albatrosit sjell ajo? Si ndiheni ju përballë këtij momenti të rëndë të poetit? Çfarë nënkuptojnë zogu dhe poeti? Si lidhet ky kuptim i drejtpërdrejtë me kuptimin mbi poezinë dhe masën e lexuesve?Analizë përmes shembujveInterpretoni forcën e alegorisë në poezi. Si pozicionohen kuptimet e fshehura me ato të drejtpërdrejta?Analizoni tensionin e poetit për gjendjen e albatrosit përmes ritmit të poezisë. Me cilën lloj poezie të romantizmit krahasohet kjo poezi? Çfarë simbolizon rënia e albatrosit në secilën prej tyre? A është krijimi i Bodlerit një përmbysje e konceptit romantik? Si kalohet nga kuptimi për paqe në kuptimin për degradim shpirtëror? Bodleri është mjeshtër i kundërvënieve. Analizoni kundërvënien ngritje dhe degradim.Analizoni sistemin metrik të kësaj poezie, duke u mbështetur mbi konceptet e harmonisë stilistikore, simetrisë, melodisë, llojit të vargut, rimës dhe autonomisë së çdo vargu.Shpjegoni imazhet e papritura dhe të pazakonta në poezinë e dhënë.Reflektim dhe vlerësim dijeshDuke pasur parasysh strukturën e veprës, diskutoni mbi rëndësinë që i jep poeti temës së trajtuar. Pse poeti e vendos poezinë “Albatros” në fillim të librit “Lulet e së keqes”?Krahasoni “rënien” e albatrosit me “rënien” e aureolës së poetit, reflektoni për metaforën e mërgimit dhe shpjegoni arsyet historike dhe kulturore të gjendjes së re të poetit. Pse rënia e albatrosit kthehet në rutinë? Ç’ka ndodhur me shenjtërinë e poetit? Cili është misioni i tij? A vazhdon ta kryejë poeti këtë mision në kohët tona?Shpjegoni dialektikën e alegorisë tek albatrosi, duke u mbështetur në atë që kuptimi alegorik i albatrosit të burgosur sqarohet nga similituda “Poeti është si ai”.Krahasoni stilin sublim të dy strofave të para dhe atë komik të dy të tjerave. Si realizohet transferimi i kuptimit të modelit poetik nga biblik tragjik në grotesk?Fjala dhe përdorimi i sajIdentifikoni fjalët kontradiktore që përcaktojnë imazhet e albatrosit.Në planin leksikor, poezia sjell një ndarje në seksione: fjalë që shprehin sublimitet dhe fjalë që shprehin gjendjen e rënduar shpirtërore. Gjeni dhe shpjegoni shembuj për secilin rast.Çfarë marrëdhënieje vendos poeti me kohën përmes përdorimit të ndajfoljeve dhe përsëritjeve që në fjalët e para të poezisë? Detyra dhe këshillaKtheni në prozë këtë poezi.Lexoni poezi të tjera nga vëllimi “Lulet e së keqes” dhe diskutoni si shfaqen në të parimet bazë të vargut të Bodlerit.222
                                
   218   219   220   221   222   223   224   225   226   227   228