Page 226 - Demo
P. 226
Shpjegim dhe kuptim tekstiÇ’lloj poezie është “Korrespondenca” dhe cilat janë karakteristikat e saj?Pse konsiderohet poezi reaguese? Ndaj kujt reagon Bodleri?Çfarë jepet në strofën e parë? Si shfaqet bukuria e natyrës dhe misteri i saj?Çfarë jepet në strofën e dytë? Si lidhet çdo mister i natyrës me korrespondentet e saj në jetë? Gjeni disa shembuj të korrespondencave horizontale dhe vertikale të shpjeguara më lart.Analizë përmes shembujveKjo poezi jep parimet simboliste të poetit. Si lidhet realja me shpirtëzimin e sendeve?Romantikët thonë që natyra është e bukur, e mahnitshme. Bodleri thotë që natyra është një vend i shenjtë, plot mister. Shpjegoni pikëtakimet dhe dallimet midis këtyre dy reagimeve.Kjo poezi duket si e shkruar me porosi për të shpjeguar ngjashmëritë midis gjërave natyrore dhe atyre shpirtërore. Analizoni idenë poetike që çdo element i natyrës ka korresponduesen e vet te njeriu dhe sendet, por kjo lidhje është e pashpjegueshme. Gjeni korrespondueset për: aromat, ngjyrat dhe tingujt.Soneti është një krijim i hershëm. A e ruan autori strukturën dhe karakteristikat e tij?Reflektim dhe vlerësim dijeshPse duhet t’i besojmë poetit kur ai lidh aromat me nuhatjen e kështu me radhë?Ku ndryshojnë mes tyre poezia “Albatros” dhe “Korrespondenca”?Ç’tipare të poezisë moderne hasim në këtë poezi të Bodlerit?Pse poeti nuk e quan të vështirë procesin e njohjes përmes korrespondencës? Çfarë nënkupton termi sy familjarë?Pse themi që kjo poezi është manifest i simbolizmit mbi rolet shoqërore të poetit?Fjala dhe përdorimi i sajTreshes së elementeve të natyrës autori i bashkëngjit treshen materiale të sendeve. Autori përdor numërorët për korrespondencat vertikale dhe horizontale. Ç’kuptim merr ruajtja e numrit të saktë në korrespondime për secilin rast?Si e kuptoni faktin që Bodleri u jep rëndësi fjalëve si kyçi që lidhin natyrën me korrespondueset e tyre? Gjeni fjalët kyçe që shprehin kuptimet në natyrë dhe të ngjashmet e tyre në metropol a shpirtin njerëzor.Detyra dhe këshillaSi na ndihmon thënia e Bodlerit për të kuptuar misionin e kësaj poezie: “Është i admirueshmi, i pavdekshmi instinkt i së bukurës që na bën ta konsiderojmë tokën dhe spektaklet e saj si një shëmbëllim, si një korrespondencë e qiellit”?S T U D I M T E K S T I 224

