Page 227 - Demo
P. 227


                                    FRAGMENTSpleen (IV)“Spleen” është një fjalë angleze që tregon një gjendje të veçantë shpirtërore të krijuar nga trishtimi, dëshpërimi, paaftësia për të vendosur një raport aktiv me botën e jashtme, një ankth ekzistencial: bëhet fjalë për një dëshpërim pa rrugëdalje që nuk tregon një shkak konkret... është frika paralizuese, paniku për mashtrimin e pashmangshëm që zë në grackë jetën tonë, rënia e plotë shkatërruese në këtë gjendje të tmerrshme. Përshkrimit të kësaj gjendje shpirtërore, që u bë një nga motivet bazë të një pjese të madhe të letërsisë botërore, Bodleri i kushtoi shumë lirika mes të cilave spikat për forcën e saj, madje edhe për dhunën dramatike, Spleen IV. Lirika ka strukturë të veçantë me ritëm në ngjitje. Në poezi përsëritja “kur ... kur...” krijon një tension, një ankth dhe pritje në rritje që shpërthen më pas në dëshpërim (v. 16: papritur) në triumfin e egër të Ankthit, që, mizor në fitoren e tij, tiranizon i padiskutueshëm shpirtin e poetit. Leksiku i përdorur shumë realist (mbulesë, lakuriq nate, kafkë) realizon paraqitjen metaforike të Shpresës dhe Ankthit. Autori realizon një shkrirje stilesh: stili i ulët dhe realist me atë sublim dhe simbolist, si edhe konkretësi në paraqitjen e një konflikti të brendshëm. Të gjitha këto e bëjnë këtë lirikë një nga provat më të larta të poezisë së Bodlerit.Kur qielli i plumbtë, i ulur e i rënduar si një mbulesë,Mbi shpirtin vajtonjës, pre të ngashërimeve të gjata,Gjithë vijën e horizontit puth e përqafon me dënesë,Duke shpërndarë ditë të zeza më të trishta se nata1; Kur toka ka kyçur gojën brenda një të lagshte qeli,Kur shpresa si t’ish lakuriq nate, dhimbshëm qan, Krahët e ndruajtur pas murit i përplas gjithë fuqi, E kokën thyen tërë zhurmë mbi të kalburin tavan2; Kur shiu me rrëketë e tij nëpër hapësira të shtrira, Sikur imiton kangjellat e hekurit të një burgu të paanë3,Një popull i tërë memec merimangash të pështira,Vjen të thurë cergat e tij në thellësi të truve tanë4, Papritur, prej kambanave shpërthen tërbimshëm,E drejt qiejve nis e turret, një i tmerrshëm vajtim, Si një shpirt pa atdhe, si endacak i rëmbimshëm,Që plot pasion e durim gjëmon me ulërimë. Funeralë aq të gjatë, pa tamburë e pa muzikë, 1sVKSLUWLQWLPÀOORMQsWsPDUVKRMQsPHQJDGDOsVLff6KSUHVDÀWLPWDUHNXOORQQsORWH$QNWKLGHVSRWLN0L]RUPELNDINsQWLPHQJXOÁDPXULQHWLMWs]L5.1Kur qielli, në gjithë gjerësinë e horizontit, derdh mbi ne një dritë të zezë etj.2 Shpresa e burgosur në qelinë e lagësht, më kot përpiqet të dalë si një lakuriq nate.3 Rënia e dendur e shiut të kujton hekurat e një burgu.4 shiritat e pafund të shiut evokojnë një rrjetë tjetër: e endur nga merimanga famëkeqe – metaforë mizore e dëshpërimit obsesiv – ajo na mbështjell trurin tonë.5 është kulmi i dëshpërimit dhe këto vargje në tensionin e tyre kanë diçka të pabesueshme. Poeti mes të tjerash përmbys një asociacion të zakonshëm idesh: tingulli i kambanave në krijimet tradicionale krijon ndjenjën e qetësisë e të paqes. Këtu ndodh e kundërta. “Vështirë se mund të imagjinohet diçka më akute dhe e dhimbshme: një pranëvënie e tillë përplaset me çdo paraqitje tradicionale të dinjitetit dhe sublimes. Vajtimi, ulërima që u atribuohet kambanave, që për më tepër shpërthejnë tërbimshëm: nga ky del një imazh që shtatëdhjetë vjet më vonë u quajt surrealist.”Auerbah Sharl Bodler, Lulet e së keqes, Përktheu Dritan Thomollari, Tiranë, 2004, f. 87225
                                
   221   222   223   224   225   226   227   228   229   230   231